Asnjë peshëngritës në Botërorin e të rinjve. Lushi mbetet në Shkodër

0

Asnjë peshëngritës i ri shqiptar nuk do të marrë pjesë në garat e Kampionatit Botëror të kategorisë junior të Peshëngritjes, turne që zhvillohet më datat 6-13 qershor, në ëroclaë të Polonisë. Dje ka qenë dita e fundit e regjistrimit të sportistëve për këtë turne dhe pdje, Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IëF) ka publikuar listën përfundimtare të pjesëmarrësve të këtij aktiviteti. Këtë herë nuk do të ketë vend për “lista shtesë”, siç ndodhi me Europianin, ku u harrua të dërgohej në kohë delegacioni kuqezi. Ky është një tjetër event i rëndësishëm ku peshëngritja shqiptare nuk merr pjesë në arenën ndërkombëtare, mungesa që po bëhen disi të shumta kohët e fundit me përjashtim të një turneu në San Marino.

PESHËNGRITJE: “LIBRI I ARTË” I EKIPEVE KAMPIONE NË VITE

0

Fituesit e kampionateve të peshëngritjes (si ekip):

Emanuel Lushi medalje ari në San Marino. Është edhe sportisti më i mirë

0

Peshëngritësi shkodran Emanuel Lushi ka bërë një paraqitje shumë të mirë në turneun e zhvilluar sot në San Marino. Ai ka arritur të marrë medalje ari në peshën e tij por jo vetëm kaq. Në bazë të koefiçentit të sinklaritetit, ai ka marrë edhe kupën e peshëngritësit më të mirë të aktivitetit, duke e bërë edhe më të bukur këtë sukses.

Peshëngritësi Emanuel Lushi merr pjesë në Kupën e San Marinos

0

Peshëngritësi shkodran Emanuel Lushi po merr pjesë në turne ndërkombëtar që po zhvillohet në San Marino. Në këtë mënyrë, vendi ynë do të përfaqësohet për herë të parë pas shumë muajsh në një aktivitet ndërkombëtar, pikërisht në Kupën e San Marinos. Kështu ka vendosur kryesia e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes në mbledhjen e saj të fundit. Vendi ynë do të përfaqësohet në këtë veprimtari me peshëngritësin e Vllaznisë Emanuel Lushi si dhe një sportist të Teutës. Por nëse ky i fundit shoqërohet në këtë garë nga trajneri i tij Kreshnik Leka, Lushi nuk shoqërohet nga trajneri Muhamet Tuzi.

Petrit Hoxha: Gjendjen e peshëngritjes shkodrane nuk e shoh të mirë

0

Gjatë këtyre ditëve ka qenë në Shkodër edhe ish- trajneri i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare të peshëngritjes, Petrit Hoxha. Ai prej vitesh jeton me familjen e tij në Gjermani megjithatë nuk mund të qëndrojë larg vendit të tij të cilin e viziton shpesh. Ka ndodhur kështu edhe këto ditë dhe kur vjen në Shkodër kuptohet që nuk mund të qëndrojë pa takuar ish- sportistë dhe kolegë të tij apo pa vizituar palestrën e peshëngritjes. Ka ndodhur kështu edhe këtë herë megjithatë njeriu që ka nxjerrë një sportist si Dedë Dekaj, një nga më të mëdhenjtë e sportit shqiptar, nuk është shumë i kënaqur me gjendjen e peshëngritjes shkodrane.

Lushi e Prroni të parët në Kupë. Vllaznia e dyta si ekip

0

Ditën e djeshme në Durrës janë zhvilluar garat e Kupës së Shqipërisë në peshëngritje për të rritur. Vllaznia është përfaqësuar në këto gara me gjashtë sportistë dhe pikërisht me Emanuel Lushin, Gridi Jahjen, Marjan Bregun, Vasil Trebicken, Xhulio Prronin dhe Isa Balën. Nga to, figurën më të mirë e kanë bërë sportistët Emanuel Lushin dhe Xhulio Prroni që kanë zënë vende të para në peshat e tyre dhe pikërisht i pari në 62 kg dhe i dyti në peshën 95 kg. Bregu e Jahja ndërkohë janë mjaftuar me vendet e dyta ndërsa Trebicka është renditur i katërti.

Më 18 mars, Kupa e Shqipërisë për të rritur në Durrës

0

Peshëngritja shqiptare është gati për veprimtarinë e saj të parë kombëtare, ndërsa më 18 mars në Durrës, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, do të zhvillohet Kupa e Shqipërisë. Sipas shkresës që presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, u ka dërguar klubeve sportive dhe drejtuesve të tyre, më 18 mars, në ora 09:00, do të bëhet mbledhja teknike e më pas do të vijohet me garat.

Erkand Qerimaj, do marrë pjesë në Kampionatin Europian

0

Shqipëria e peshëngritjes ka marrë formën e saj zyrtare për të qenë në Kampionatin Evropian të të rriturve, i cili do të bëhet në Tbilisi të Gjeorgjisë në prill të këtij viti.Sipas Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Shqiponja Brahja në peshën 48 kg për femra dhe Erkand Qerimaj në peshën 77 kg duket se do të jenë përfaqësuesit tanë.Kjo pavarësisht se nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes ishte kërkuar dhe Sopot Sula në peshën 94 kg.

Emanuel Lushi jashtë Europianit, trajneri: E papranueshme!

0

Historia e turpshme për peshëngritësin shkodran Emanuel Lushi përsëritet. I njëjti avaz si gjithmonë. Edhe këtë herë Federata Shqiptare e Peshëngritjes nuk ka para për të mundësuar pjesëmarrjen e të riut të talentuar Emanuel Lushi në kampionatin europian për të rinj dhe U-23. Në fund të këtij muaji në Qipro do të mbahet kampionati europian i të rinjve, një nga dy eventet me të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Indinjohen Qerimaj dhe Tuzi. Klubi ul trajtimin e Kampionit të Europës

0

Klubi shumësportësh Vllaznia ia ka ulur trajtimin ushqimor kampionit të Europës Erkand Qerimaj. Veprimi absurd I drejtuesve të tij justifikohet me faktin se ai nuk është shpallur kampion në garat e zhvilluara muajin e kaluar teksa Qerimaj nuk arriti ta mbyllte garën për shkak të një dëmtimi në bërryl. Për këtë arsye, klubi nga 500 mijë lekë të vjetra në muaj që I ka dhënë si trajtim ushqimor këtij sportisti, ia ka ulur atë me 50 mijë lekë.