Qerimaj- Lushi, dy shkodranë në kombëtare për Botëror

0

Kombëtarja shqiptare e peshëngritjes ka hyrë në fazën më intensive të përgatitjeve për pjesmarrjen në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Kazakistan. Kjo fazë e përgatitjeve po zhvillohet në Greqi, falë marëdhënieve të mira që ekzistojnë në mes Federatave të të dy vendeve. Kombëtarja kuqezi e shtangës është nisur këtë të dielë nga Tirana në drejtim të Athinës dhe në mes emrave të grumbulluar natyrisht që janë sportistët më të mirë të vendit aktualisht si Erkand Qerimaj, Daniel Godelli, Sopot Sula e Endri Haxhihyseni.

Vetëm Emanuel Lushi kampion, dëmtohet Erkand Qerimaj

0

Garat e kampionatit kombëtar të peshëngritjes për të rritur nuk kanë dhuruar rezultatet e duhura për shtangistët shkodranë. Ndonëse fillimisht objektivi i këtij ekipi ka qenë shpallja kampion, kjo nuk ka ndodhur. Arsyeja është se ekipi nuk ka udhëtuar i plotë drejt Tiranës e për këtë nuk dihet arsyeja e vërtetë pse ka ndodhur kështu. Tek disa sportistë të tjerë, nuk është marrë më e mira e mundshme. Për t’u përmendur është dëmtimi i Erkand Qerimajt. Ai ka konkurruar në peshën e tij 77 kilogramë dhe pritej një rivalitet me nënkampionin e Europës Daniel Godelli.

Vllaznia pretendon titullin kampion në garat e shtatorit

0

Vllaznia do të synojë titullin kampion në peshëngritje me të rriturit këtë vit. Kampionati kombëtar që do të zhvillohet në muajin shtator, po pritet me interes në ekipin shkodran teksa pretendohen disa vende të para nga sportistët e tij dhe po ashtu edhe titulli kampion si ekip. Njëri nga trajnerët e këtij ekipi, Muhamet Tuzi, në një intervistë për gazetën shkodrasport.com ka evidentuar dhe sportistët më në formë tek të cilët ka besim për rezultate të larta si në garat e kampionatit kombëtar ashtu edhe në aktivitetet ndërkombëtare.

Trajneri Tuzi: Lushi e Prroni kandidatë për kombëtaren në Botëror

0

Forma e mirë e treguar në garat e Kupës së Shqipërisë dhe një formë e tillë edhe në kampionatin kombëtar të muajit shtator, do të thotë që përveç të mirënjohurit Erkand Qerimaj, pjesë e kombëtares shqiptare të peshëngritjes që do të marrë pjesë në kampionatin botëror, pritet të jenë edhe dy sportistë të tjerë të Vllaznisë, pikërisht Emanuel Lushi dhe Xhulio Prroni. Lajmi bëhet I ditur nga trajneri I tyre Muhamet Tuzi në një intervistë të dhënë paradreken e sotme për gazetën shkodrasport.com gjatë një seance të zakonshme stërvitore të këtyre sportive:

Kampionati i peshëngritjes mund të zhvillohet në Shkodër

0

Kampionati kombëtar I peshëngritjes për të rritur mund të zhvillohet në qytetin e Shkodrës. Vendimi pritet të merret këto ditë nga kryesia e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Në fakt, ky kampionat duhej të ishte zhvilluar që në muajin mars si zakonisht, por mos hapja e fondeve nga ana e Qeverisë për këtë federatë, bëri që ky aktivitet të shtyhet. Tashmë fondet e Federatës janë hapur dhe Federata do të organizojë kampionatin e të rriturve. Janë duke u shqyrtuar të gjithë variantet e mundshme dhe organizimi I tij në Shkodër është një mundësi serioze.

Lushi- Tuzi, pjesmarrës në turneun ndërkombëtar të Bosnjës

0

Kombëtarja shqiptare e peshëngritjes do të marrë pjesë me tre boksierë të perspektivës në një turne ndërkombëtar që do të zhvillohet ditën e shtunë në Sarajevë të Bosnjës. Ndër këto tre sportistë, është edhe një i Vllaznisë, pikërisht peshëngritësi i talentuar 17 vjeçar i ekipit të Vllaznisë Emanuel Lushi. Ai do të jetë i shoqëruar nga trajneri i tij Muhamet Tuzi. Sipas këtij të fundit, objektivi i Lushit do të jetë thyerja e rekordit personale e për këtë ai beson nisur nga puna  e bërë sëbashku në stërvitje.

Erkand Qerimaj rikthehet bujshëm: Shpallet sërish Kampion Europe

0

Erkand Qerimaj, i cili vinte pas përfundimit të pezullimit për përdorimin e substancave të ndaluara, tregoi karakterin e vërtetë duke ngritur plot 349 kg në dygarësh e duke u shpallur kampion Europe. Jo vetëm kaq, por djaloshi shkodran u shpall kampion Europe edhe në stilin e shtytjes. Ai ngriti në shkëputje 155 kg duke marrë medalje bronzi, por shfaqi më të mirën në stilin e preferuar, atë të shtytjes, që ishte një leksion i vërtetë për kundërshtarët. Në tri prova, Qerimaj kaloi me sukses, 188, 193 dhe 194 kg dhe çuditërisht rivali i tij për fronin ishte sportisti tjetër shqiptar, Daniel Godelli.

Erkand Qerimaj: Synoj medalje sërish në Kampionatin Europian

0

Erkand Qerimaj do të kërkojë të shpallet sërish Kampion Europe në garat që do të nisin sot në Izrael. Kombëtarja shqiptare e peshëngritjes nga Rinasi dhe në përbërje të tij është edhe shtangisti I talentuar shkodran. Në një intervistë të dhënë paradreken e sotme për gazetën www.shkodrasport.com, ai ka shprehur besimin e tij të plotë për një paraqitje shumë të mirë edhe në këtë kompeticion të rëndësishëm. "Forma ime sportive është shumë e mirë, për të mos thënë se është më e mira që kam patur ndonjëherë në karrierën time. Duke patur besim edhe tek Zoti dhe duke shpresuar tek një ecuri e mirë në garë, jam i bindur se kam për të dalë mirë në këtë kompeticion shumë të rëndësishëm"- ka thënë ai.

Mungojnë fondet, shtyhet kampionati kombëtar i peshëngritjes

0

Sporti I peshëngritjes prej vitesh ka zhvilluar kampionatin kombëtar të të rriturve gjatë muajit mars. Por nuk do të ndodhë kështu këtë vit. Mos hapja e fondeve për Federatën, ka bërë që gjithçka të shtyhet për më vonë por kjo ka ndikuar për keq tek stërvitja e sportistëve të Vllaznisë. Kjo deklarohet nga njëri prej trajnerëve të këtij ekipi, Muhamet Tuzi në një intervistë për gazetën www.shkodrasport.com kur shprehet:

Qerimaj dhe tre të tjerë, pjesmarrës në Europianin e Izraelit

0

Kombëtarja shqiptare e peshëngritjes do të përfaqësohet me katër sportistët e saj më të mirë në kampionatin europian për të rritur, i cili zhvillohet nga 3-13 prill në Tel Aviv të Izraelit. Asnjë surprizë në emrat e përzgjedhur: Romela Begaj (pesha 63 kg), Daniel Godelli (pesha 77 kg), Erkand Qerimaj (pesha 77 kg) dhe Ervis Tabaku (pesha 94 kg). Katërshja medaliste kuqezi do të shoqërohet nga trajnerët Zef Kovaçi, Sokol Bishanaku dhe Gazmend Hakcani. Prej javësh Begaj dhe Godelli, dy sportistët e Tiranës, vijojnë fazën përgatitore në kryeqytetin helen, ndërsa Qerimaj e Tabaku po stërviten në Shqipëri në palestrën e ekipeve kombëtare të peshëngritjes në stadiumin “Qemal Stafa”.