Kampionati i peshëngritjes në Durrës. Vllaznia pa pretendime

0
Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka vendosur që të zhvillojë kampionatin kombëtar të të rriturve të hënën që vjen në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit. Siç bëhet e ditur, nga ora 12:00 e mesditës e deri pasdite vonë...

Gabimi: Erkand Qerimaj i pezulluar për dy vjet dhe jo katër

0

Ndodh edhe kështu. Ditën e djeshme u nxitua të publikohej lajmi se peshëngritësi Erkand Qerimaj ishte pezulluar për 4 vite nga Federata Botërore e Peshëngritjes. Mediat i referoheshin kësaj të fundit që e kishte publikuar pezullimin në faqen e saj të internetit. Por e gjitha ka qenë një gafë e madhe dhe nuk dihet ende se si ka ndodhur. Sot ka mbërritur në Tiranë vendimi zyrtar që e pezullon Erkand Qerimajn për një periudhë dyvjeçare. Sigurisht që lajmi i dalë dje i ka interesuar dikujt. Mbase edhe marëdhëniet mes Federatës sonë dhe asaj Botërore nuk janë në nivelin e duhur dhe për rrjedhojë, informacioni nuk vjen në rrugë zyrtare por kjo që ndodh është absurde.

Emanuel Lushi renditet i 17-ti në Botërorin e Sllovakisë

0

Peshëngritësi shkodran Emanuel Lushi ka konkurruar paraditen e sotme në Kampionatin Botëror të 17 vjeçarëve që është duke u zhvilluar në Sllovaki. Ai ka marrë pjesë në peshën 62 kg dhe në fund të garës ka zënë vendin e 7-të në baterinë B dhe të 17-tin në renditjen e përgjithshme të kësaj peshe. Mosha e tij ka qenë ndër më të rejat e pjesmarrësve ndërsa në peshën trupore ka qenë më i lehti nga të gjithë (60.39 kg). Në stilin e shkëputje ka arritur të ngrejë 91 kg dhe në shtytje 11 kg ndërsa në dygarësh 202 kg.

Reagon Erkand Qerimaj: Me Kovaçin e mbylla që në dhjetor, trajner im është Sokol...

0
Pas denoncimit të trajnerit të peshëngritjes, Zef Kovaçi, për heqjen e emrit të tij nga medalja e artë që fitoi Erkand Qerimaj në Kampionatin Europian që u mbajt në Tiranë, ka ardhur edhe reagimi i shtangistit shkodran. Qerimaj e...

I thanë ke fat që merr medalje, kampioni i Europës Erkand Qerimaj: Hajde çoji...

0
I thanë se është fat fitorja, por peshëngritësi Erkand Qerimaj rrëfeu në studion e emisionin “Jeto me orën” sfidat e të qenit Kampion Europe me shkëputje. Në një bisedë pas marrjes së titullit Qerimaj u shpreh se “shumë...

Peshëngritësi shkodran Saimir Lagja pjesmarrës në një turne në Bosnjë

0
Peshengritesi i talentuar shkodran Saimir Lagja pas pak ditesh do te marre pjese ne nje aktivitet nderkombetar qe zhvillohet ne Bosnje- Hercegovine. Ky aktivitet do te zhvillohet me date 15 tetor dhe sportisti i Vllaznise synon te futet ne zonen...

Historike / Briken Calja shpallet Kampion Bote në peshëngritje, Erkand Qerimaj i katërti

0
Briken Calja ka arritur sot një rezultat historik teksa është shpallur kampion bote ne peshëngritje deri në peshën 73 kilogram. Calja garonte bashkë me Erkand Qerimajn në këtë peshë dhe të dy janë qene në garë për të...

Vetëm Emanuel Lushi kampion, dëmtohet Erkand Qerimaj

0

Garat e kampionatit kombëtar të peshëngritjes për të rritur nuk kanë dhuruar rezultatet e duhura për shtangistët shkodranë. Ndonëse fillimisht objektivi i këtij ekipi ka qenë shpallja kampion, kjo nuk ka ndodhur. Arsyeja është se ekipi nuk ka udhëtuar i plotë drejt Tiranës e për këtë nuk dihet arsyeja e vërtetë pse ka ndodhur kështu. Tek disa sportistë të tjerë, nuk është marrë më e mira e mundshme. Për t’u përmendur është dëmtimi i Erkand Qerimajt. Ai ka konkurruar në peshën e tij 77 kilogramë dhe pritej një rivalitet me nënkampionin e Europës Daniel Godelli.

Erkand Qerimaj të hënën dekorohet “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Topi

0

Kampioni i Europës në peshëngritje, shkodrani Erkand Qerimaj do të marrë një titull shumë të lartë ditën e hënë. Ai do dekorohet nga Presidenti i Republikës, z.Bamir Topi me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh". Motivacioni kuptohet që është arritja e rezultateve shumë të larta sportive dhe pikërisht për titullin e fundit që ai mori në Turqi, edhe Presidenti Topi ka thyer të gjitha barrierat institucionale që duhen për të shkuar deri tek firma e tij. Tashmë çdo gjë duket e përfunduar në këtë mes dhe të hënën në orën 11.00, Erkand Qerimaj do nderohet në Presidencë me këtë titull të lartë. Në këtë ceremoni, peshëngritësin kampion do ta shoqërojnë familjarë dhe miqë të tij. Sigurisht që ky titull ia lartëson edhe më shumë vlerat këtij sportisti që ende nuk i ka mbushur 24 vjeç por ka sjellë në Shqipëri titullin më të lartë sportiv në peshëngritje duke qenë më i miri i kontinentit.

Erkand Qerimaj: U riktheva dhe tashmë do jem edhe më i fortë

0

Pas pezullimit 13 mujor Erkand Qerimaj është rikthyer sërish në pedanë. Peshëngritësi shkodran ka marrë pjesë në garat e Kupës së Shqipërisë të zhvilluara dy ditë më parë në Elbasan dhe ka zënë vendin e parë në peshën e tij. Mbi të gjitha ka treguar se është sërish në formë dhe premton se do të kthehet edhe më I fortë se ka qenë para pezullimit. “Kam patur më pak se 20 ditë në dispozicion për t’u stërvitur në nivele të larta sepse kam patur një dëmtim në gju por stërvitja që kam zhvilluar në Greqi më ka bërë mirë. Fakti që në garat e Kupës së Republikës arrita të ngrejë 187 kg, pra vetëm 3 kg më pak se në Europianin ku u shpalla kampion Europe, tregon se jam në një formë të mirë sportive. Megjithatë më duhet shumë punë për ta ruajtur këtë gjendje dhe për ta përmirësuar edhe më shumë ngaqë në prag është Kampionati Botëror ku do të marr pjesë”-ka thënë ai për gazeten.