Erkand Qerimaj “lë” peshëngritjen. Nis një tjetër punë
Kampioni dhe nënkampioni i Europës në peshëngritje Erkand Qerimaj, nga sot ka nisur një punë të re. Në fakt ajo nuk ka të bëjë me sportin direkt por padyshim që ka lidhje me të. Ai ka nisur punë si pedagod pranë Universitetit "Marin Barleti" teksa do të japë lëndën e peshëngritjes për studentët që do të studiojnë në degën e sportit në këtë Universitet.
Bala e Prroni pjesë e kombëtares shqiptare në Europian
Briken Calja, një kilogram larg medaljes në Olimpiadë
Peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj gati për konkurrim nesër në Europianin e Armenisë
Vllaznia gabon në kampionat. Renditet e dyta
Kur pritej që ekipi i peshëngritjes së Vllaznisë të shpallej kampion i vendit për të tretin vit rradhazi, nuk ka ndodhur kështu. Në garat e zhvilluara sot në Elbasan, shtangistët shkodranë nuk kanë arritur dot të zënë vendin e parë në renditjen ekipore duke u renditur të dytët pas Elbasanit. Ajo që ka çuar në këtë dështim nëse mund të themi kështu, ka qenë mosrenditja e dy sportistëve në dygarësh. Pikërisht Gridi Jahja në peshën 69 kg nuk ka arritur të klasifikohet në dygarësh e të njëjtin fat ka patur në këtë peshë edhe 16 vjeçari Flogert Mali. Të dy këta sportistë ishin planifikuar për t'i dhënë pikë ekipit në mënyrë që ai të dilte kampion dhe kjo gjë ndikoi në renditjen përfundimtare.
Kampionati Europian zhvillohet në Tiranë prillin e ardhshëm
Një lajm i mirë për sportin e peshëngritjes. Kampionati i ardhshëm Europian i peshëngritjes për të rritur, do të zhvillohet në Tiranë në datat 5-14 prill të vitit të ardhshëm. Vendimi është marrë nga Federata Europiane ditët e fundit gjatë Kongresit Botëror që u zhvillua në Azerbajxhan këto ditë. Lajmi është konfirmuar nga sekretari i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, shkodrani Ilir Kraja. Në fakt, ky kampionat ka qenë i planifikuar të zhvillohej në Varna të Bullgarisë por bullgarët janë tërhequr.
Emanuel Lushi merr pjesë në Kampionatin Botëror të 17 vjeçarëve
Ka mjaftuar heqja e pezullimit nga Federata Botërore e Peshëngritjes për Federatën tonë dhe ajo i është kthyer menjëherë pjesmarrjeve të saj në aktivitetet e rëndësishme ndërkombëtare. Mëngjesin e djeshëm është nisur drejt Sllovakisë peshëngritësi 16 vjeçar shkodran Emanuel Lushi i shoqëruar nga trajneri i kombëtares shqiptare Genc Barkiçi. Ata do të përfaqësojnë vendin tonë në Kampionatin Botëror të 17 vjeçarëve. Sigurisht që ky nuk është momenti më i mirë për të garuar për pshëngritësin e talentuar të Vllaznisë ngaqë ai vjen pas një dëmtimi të vogël që e ka lënë atë dy javë pa stërvitje të plotë megjithatë Lushi ka premtuar se do të bëjë më të mirën në këtë kompeticioni shumë të rëndësishëm.
Qerimaj reagon për çështjen e dopingut: Duhen marrë masa më të ashpëra!
Trajnerët e peshëngritjes nisin leksionet me rusin Ringert
21 trajnerë të peshëngritjes shqiptare, mes të cilëve edhe ai i Vllaznisë- Muhamet Tuzi, që nga paraditja e djeshme, kanë nisur kursin e kualifikimit me të dërguarin e Federatës Botërore të Shtangës, rusin David Ringert. Ka qenë një bashkëpunim i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, ndërsa institucioni i olimpizmit shqiptar, nëpërmjet solidaritetit olimpik, bëri të mundur ardhjen e një figure të madhe të peshëngritjes botërore për trajnerët tanë.