Bala e Prroni pjesë e kombëtares shqiptare në Europian

0
Ndër 12 sportistët e zgjedhur nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes për të përfaqësuar vendin tonë në Kampionatin Europian që do zhvillohet javën e ardhshme në Tiranë, janë edhe dy peshëngritës shkodranë. Bëhet fjalë për Isa Balën që do konkurrojë...

Historiku i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes

0

Federata Shqiptare e Peshëngritjes (FSHP) është një e organizatë e përhershme jo-fitimprurëse.Peshëngritja ishte një nga sportet e para të përfshira në Lojërat Olimpike Moderne 1896. FSHP u themelua në vitin 1949, dhe është një nga më të vjetrat prej Federatave Kombëtare Sportive. FSHP është e vetmja Federatë që organizon gara për peshëngritje.

Genc Barkiçi: Vllaznia në peshëngritje vazhdon të jetë në elitë

0

Njëri prej trajnerëve të ekipit të peshëngritjes së Vllaznisë, pikërisht Genc Barkiçi duke folur në lidhje me kampionatin e fundit kombëtar, e ka vlerësuar si shumë pozitive paraqitjen e peshëngritësve shkodranë që në renditjen ekipore kanë zënë vendin e dytë. "Ka patur një rivalitet të madh në mes ekipit tonë dhe Elbasanit por fakti që ekipi kundërshtar ishte i plotë, me 8 boksierë, e favorizonte atë në luftën për titullin kampion. Elbasani konkurronte me 8 boksierë ndërsa ne me 7. Pritëm që të dështonte të paktën një sportist i ekipit tonë kundërshtar por nuk ndodhi kështu dhe ne në fund u renditëm të dytët.

Kampionati kombëtar, Vllaznia e dyta. Bregu e Bala kampionë

0

Të hënën në Durrës është zhvilluar kampionati ko mbëtar i peshëngritjes për të rritur. Ky eveniment do të shërbejë edhe si test për të përcaktuar emrat që do të marrin pjesë në Europianin që do të mbahet në Tiranë nga 5-15 prill. Sportistja më e mirë u shpall Fetie Kasaj e Tiranës, ndërsa te meshkujt Daniel Godelli. Në përfundim ekipi më i mirë te meshkujt shpallet Elbasani me 511 pikë, në vend të dytë renditet Vllaznia me 461 pikë. Podiumi plotësohet nga Teuta me 251 pikë. Garat kanë qenë të forta dhe në mes ekipeve të Elbasanit dhe Vllaznisë ka patur rivalitet por mungesa e Erkand Qerimajt që nuk është lejuar të bëjë garë ngaqë ende nuk i ka përfunduar pezullimi, e ka kushtëzuar shpalljen e Vllaznisë kampione.

Të hënën zhvillohet në Durrës kampionati kombëtar i të rriturve

0

Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka njoftuar se ditën e hënë do të zhvillohet kampionati kombëtar për të rritur. Ky kampionati sivjet do të zhvillohet në qytetin e Durrësit. Në të do të marrin pjesë sportistët e të gjithë klubeve të vendit megjithatë ende nuk dihet numri i saktë i pjesmarrësve. Pikërisht në varësi të këtij numri, do të jetë edhe kohëzgjatja e kampionatit. Nëse nuk ka numër shumë të madh atëherë kampionati do të zhvillohet vetëm të hënën por nëse numri është i madh, ai do të vazhdojë edhe të martën. Vllaznia shkon në këtë kampionat me pretendime serioze.

Kombëtarja e peshëngritjes gati përzgjedhja për Europianin

0

Evropiani i peshëngritjes që këtë vit zhvillohet në Tiranë është në prag. Më datat 5-15 prill, në pallatin e sportit “Asllan Rusi” zhvillohet edicioni i radhës së veprimtarisë më të rëndësishme kontinentale në sportin e shtangës, ndaj dhe vëmendja e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes për këtë eveniment është e madhe.Drejtuesit e FSHP-së po punojnë si në drejtim të organizimit të këtij aktiviteti ashtu dhe në drejtim të përgatitjes së një ekipi kombëtar cilësor, që të pretendojë medalje në evenimentin e shtëpisë.

Grumbullohet Kombëtarja për Kampionatin Europian të Tiranës

0

Ka nisur prej disa ditësh në qytetit e Durrësit grumbullimi dhe seleksionimi i ekipit kombëtar të peshëngritjes, që më datat 5-14 prill do të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Shtangës, që këtë vit zhvillohet në Tiranë. Për t’i paraprirë këtij eventi madhështor që zhvillohet në Shqipëri ka nisur menjëherë puna me seleksionimin e peshëngritësve më të mirë, kandidatë për në ekipin kombëtar.

Kampionati Europian zhvillohet në Tiranë prillin e ardhshëm

0

Një lajm i mirë për sportin e peshëngritjes. Kampionati i ardhshëm Europian i peshëngritjes për të rritur, do të zhvillohet në Tiranë në datat 5-14 prill të vitit të ardhshëm. Vendimi është marrë nga Federata Europiane ditët e fundit gjatë Kongresit Botëror që u zhvillua në Azerbajxhan këto ditë. Lajmi është konfirmuar nga sekretari i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, shkodrani Ilir Kraja. Në fakt, ky kampionat ka qenë i planifikuar të zhvillohej në Varna të Bullgarisë por bullgarët janë tërhequr.

Asim Belinova zgjidhet z/president i Federatës së Peshëngritjes

0

Një emër i madh i peshëngritjes shkodrane dhe asaj shqiptare, pikërisht Asim Belinova është zgjedhur në postin e zëvendëspresidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Vendimi është marrë në mbledhjen e parë të kryesisë së re të dalë nga Asambleja Zgjedhore e kësaj Federate zhvilluar pak ditë më parë. Belinova në këto zgjedhje, mori shumë vota nga njerëzit me mandat duke qenë një nga më të votuarit për kryesinë e re dhe ndërkohë zgjedhja e tij në postin e zëvendëspresidentit të kësaj Federate, është një vlerësim për figurën e tij. Po në mbledhjen e parë të kësaj kryesie, është vendosur që në postin e sekretarit të mbetet sërish shkodrani Ilir Kraja.

Federata Botërore i kërkon Erkand Qerimajt të kthejë medaljet

0

Erkand Qerimaj duhet të dorëzojë pranë Federatës Europiane të Peshëngritjes medaljen e artë të fituar në Kampionatin Europian të zhvilluar në prill të këtij viti në Antalia të Turqisë, ku dhe fitoi titullin e kampionit të kontinentit. Në një letër që ka dërguar dje Federata Ndërkombëtare ka bërë me dije drejtuesit e shtangës shqiptare për ndryshimet në renditjen e sportistëve pas rasteve të dopingut të evidentuara në vitin e fundit, që kanë sjellë edhe ndryshimet përkatëse.