Salihi kthehet tek goli. Shënon dhe i jep fitoren ekipit të tij

Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi është kthyer sërish tek goli pas një periudhë disi të gjatë mungese. Ai ka shënuar pikërisht sot në ndeshjen e luajtur në transfertë ndaj ekipit Toronto FC duke i dhënë fitoren 1-0 ekipit të tij DC United. Edhe në këtë ndeshje, ai nuk e nisi si titullar teksa u fut në fushë në minutën e 64-të të ndeshjes dhe pak minuta më vonë, ai ndoqi me shumë vëmendje një aksion të skuadrës së tij nga krahu i djathtë dhe shfrytëzoi mirë momentin e moszotërimit të topit nga ana e portierit kundërshtar, duke e dërguar atë pastaj në rrjetë.

Bekim Bala shënon ndaj Atletiko Bilbaos për Ligën e Europës

Ka luajtur sot titullar dhe madje ka shënuar edhe gol për skuadrën e tij sulmuesi shkodran Bekim Bala. Ai është preferuar të jetë në fushë nga ana e trajnerit të Spartës së Pragës në takimin e luajtur pasditen e sotme ndaj spanjollëve të Atletiko Bilbaos, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Europës. Ndeshja e luajtur në stadiumin "General Arena" të Pragës është mbyllur me rezultatin 3-1 për Spartën dhe njëri nga protagonistët e këtij suksesi ka qenë edhe Bala. Ai ka shënuar madje golin e dytë të kësaj ndeshje pikërisht në minutën e 41-të.

Armando Vajushi shënon dy gola sot për Liteksin në fitoren 5-0

Futbollisti shkodran Armando Vajushi ka qenë protagonisti kryesor i ndeshjes për skuadrën e tij Liteks në përballjen që ajo ka patur ndaj Sllavias së Sofjes. Ai ka shënuar 2 gola duke kontribuar jo pak në fitoren e thellë 5-0. Vajushi ka shënuar golin e dytë të ndeshjes në minutën e 57-të dhe më pas edhe të tretin në minutën e 69-të. Loja e tij ka qenë e shkëlqyer në këtë ndeshje ndonëse siç është bërë e ditur ai ka qenë në dilemë për të luajtur apo jo si pasojë e një dëmtimi në kavilje në ndeshjen e kaluar.Madje ka qenë insistimi i trajnerit Stoiçkov për ta futur në lojë, ai që e ka detyruar 20 vjeçarin shkodran të durojë dhimbjet e të luajë, madje edhe nën efektin e gjilpërave vetëm e vetëm që ta ndihmojë skuadrën.

Xhevahir Sukaj shënon sërish gol për Sepahanin në Iran

Sulmuesi shkodran ka shënuar sërish në Iran. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ndaj ekipit Malavan FC, skuadra e shkodranit ndonëse luante në transfertë, ka arritur të fitojë me rezultatin e pastër 2-0. Ka qenë pikërisht Sukaj ai që ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 45-të duke shënuar golin e parë ndërsa goli i dytë ka ardhur në minutën e 66-të nga kroati Daloviç. Me golin e shënuar sot, Sukajt ngjitet në kuotën e 5 golave të shënuar (në fakt duhej të ishin 6 por një gol i tij është shënuar si autogol nga mediat iraniane ngaqë topi është devijuar nga një futbollist kundërshtar.

Xhevahir Sukaj shënon golin e pestë me Sepahanin

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj ka shënuar sërish. Ka ndodhur kështu ditën e djeshme teksa ai ka qenë protagonist për skuadrën e tij Sepahan në takimin derbi të luajtur ndaj Persepolis. Ai nuk ka qenë titullar nga minuta e parë por është futur në lojë në minutën e 70-të nga ana e trajnerit Kranjçar. Në ato momenti Sepahani udhëhiqte me rezultatin 1-0 por kundërshtari po bënte presion për të barazuar. Pikërisht atëherë, për skuadrën e tij ka menduar Sukaj i cili ka goditur fort me të majtën dhe e ka dërguar topin në rrjetë dhe në këtë mënyrë e gjithë ndeshja është mbyllur me rezultatin 2-0 në favor të skuadrës me të cilën luan futbollisti shkodran.

Eduart Pashuku, shkodrani që arbitron me sukses edhe në Itali

Ka lindur në Beltojë të Shkodrës më 13.10.1988 por jeton në Itali që në vitin 1999. Pasionin për sportin dhe në veçanti për gjykimin e merr herët dhe për rrjedhojë, në vitin 2008 është gjyqtar i mirëfilltë futbolli pasi ka kaluar disa kategori më të ulëta. Bëhet fjalë për Eduart Pashukun, i cili duket se ka një të ardhme të madhe në këtë fushë në vendin fqinj. Aktualisht ka marrë miratimin për të drejtuar ndeshje si kryesor në kategorinë e quajtur "eccellenza". Gjatë sezonit të kaluar, ka arritur të mbajë edhe ndeshje të nivelit ndërkombëtar si ajo në mes Juventus dhe ekipit brazilian të Botafagos për të rinjë. Një ndeshje kjo që është transmetuar drejtëpërdrejt nga rrjeti televiziv SKY. Përveç kësaj ndeshje ka gjykuar edhe ndeshje të tilla si ajo Rijeka-Shturm Graz.

Edon Hasani, misioni për t’u rritur tek Liteksi

Është larguar me keqardhje nga skuadra e zemrës, por zgjodhi karrierën jashtë vendit për t’u rritur më tepër si futbollist. Edon Hasani, mesfushori 20-vjeçar nga Shkodra, në fundin e gushtit u transferua në Bullgari, te Liteks Loveç. Aty ka gjetur edhe talentin tjetër shkodran, Armando Vajushin, të cilin e konsideron si lojtar dhe njeri të shkëlqyer. Në skuadrën bullgare ka shumë konkurrencë për formacionin, megjithatë Hasani nuk druhet. “Konkurrenca ndihmon në rritjen e nivelit në planin personal dhe të skuadrës, prandaj nuk i trembem aspak”, thotë 20-vjeçari.

Bekim Balaj shënon edhe golin e dytë për Spartën e Pragës

Futbollistët shkodranë vazhdojnë të jenë protagonistë me skuadrat e tyre jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj. Pas golave të shpeshtë të Xhevahir Sukajt dhe aktivizimeve të rregullta si titullar të Armando Vajushit, vjen suksesi edhe për shkodranin tjetër Bekim Bala. Sulmuesi 21 vjeçar I transferuar gjatë muajit gusht nga Tirana tek Sparta e Pragës, po shndërrohet në protagonist për këtë ekip. Në ndeshjen e javës së gjashtë të kampionatit, atë të luajtur ndaj ekipit Hradec Kralove. Ka qenë minuta e 38-të e ndeshjes teksa shkodrani shtatëlartë ka goditur saktë me kokë duke e dërguar topin në rrjetë. Me këtë gol është mbyllur krejt ndeshja teksa Sparta e Pragës ka fituar 1-0 duke siguruar fitoren e pestë rradhazi.

Xhevahir Sukaj shënon dhe i jep fitoren Sepahanit

Sulmuesi i talentuar shkodran Xhevahir Sukaj ka shënuar sërish për skuadrën e tij Sepahan. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme, e vlefshme për kampionatin iranian, Sukaj ka arritur të shënojë një gol mjaft të rëndësishëm për ekipin e tij pikërisht në minutën e 86-të të ndeshjes atëherë kur rezultati ishte i barabartë 0-0.

Xhevahir Sukaj shënon golin e fitores për Sepahanin në ndeshjen e sotme

Sulmuesi i talentuar shkodran Xhevahir Sukaj ka shënuar sërish për skuadrën e tij Sepahan. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme, e vlefshme për kampionatin iranian, Sukaj ka arritur të shënojë një gol mjaft të rëndësishëm për ekipin e tij pikërisht në minutën e 86-të të ndeshjes atëherë kur rezultati ishte i barabartë 0-0.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI

error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR