Alsid Tafili, 3 gola në rikthimin tek Liria

Futbollisti shkodran Alsid Tafili është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme tek Liria e Prizrenit. Në ndeshjen e tij të parë me të, ai ka qenë protagonisti kryesor në fitoren 4-1 ndaj Gjilanit duke shënuar plot 3 gola në këtë ndeshje. Ka qenë një rikthim që ndoshta edhe ai vetë nuk e kishte menduar dhe prandaj vetë ai ka mbetur i befasuar. "Ka qenë një ndeshje që do më lërë mbresa gjatë. Shënova tre gola dhe i dhashë fitoren ekipit tim. Në Prizren nuk më kishin harruar. Tifozët më respektojnë shumë dhe gjatë gjithë ndeshjes, dëgjoja tifozët të thirnin në kor emrin tim dhe kuptohet që kjo më bëri të ndjehem mirë"-ka thënë ai për gazetën www.shkodrasport.com. Tafili është rikthyer nga Greqia pas fatkeqësisë familjare (ndarjes nga jeta të babait të tij-mjeshtrit të çiklizmit Agim Tafili) dhe ka patur 2-3 oferta në Shqipëri por vendosi të kthehej sërish në Kosovë, aty ku 2 sezone më parë pat luajtur sërish me Lirinë e Prizrenit dhe e ndihmoi atë skuadër të fitonte kupën e Kosovës duke mundur në finale Vllaznimin e Gjakovës me 2 gola të shënuar prej tij në fitoren 2-1.

Xhevahir Sukaj luan 80′ në Champions League të Azisë dhe fiton

Mbrëmjen e sotme, në Teheran të Iranit është luajtur ndeshja e vlefshme për Ligën e Kampioneve të Azisë në mes ekipit vendas të Sepahanit ku luan edhe futbollisti shkodran Xhevahir Sukaj dhe skuadrës Al Nasri të Emirateve të Bashkuara Arabe. Iranianët kanë luajtur më mirë, e kanë dominuar lojën dhe ndonëse kanë patur shumë raste shënimi, kanë arritur ta dërgojnë topin në rrjetë vetëm në minutën e 86-të, gol që u ka dhënë atyre fitoren e shumëpritur me rezultatin 1-0 dhe Sepahan në këtë mënyrë e ka nisur mbarë ecurinë e tij në Ligën e Kampioneve të cilën ka qëllim ta fitojë sivjet. Ndërkohë Sukaj ka qenë për 80 minuta titullar dhe ka bërë një paraqitje të mirë. Aq sa në disa raste i gjithë stadiumi ka thirrur në kor emrin e tij.

Xhevahir Sukaj nesër në fushë kundër Luka Tonit

Një përballje shumë interesante do jetë ajo e ditës së nesërme mes skuadrës iraniane të Sepahan ku luan futbollisti shkodran dhe asaj Al Nasri të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kjo është një ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Azisë. Përveç këtyre dy skuadrave, në këtë grup janë edhe kampionet e Arabisë- Al Ehly dhe ajo e Katarit-Lekhëiya. Janë ndeshjet e para në grup dhe dy të parat e secilit grup dalin në 16-she.

Vajushi debuton zyrtarisht me Liteks. Asist në ndeshjen e parë

Futbollisti shkodran Armando Vajushi ka debutuar sot zyrtarisht në ndeshjen e parë me fanellën e Liteksit në Bullgari. Në ndeshjen e parë të fazës së dytë të kampionatit, atë që Liteks ka zhvilluar në shtëpi ndaj ekipit Vidima Rakovski. Liteksi e ka fituar këtë ndeshje me rezultatin e pastër 3-0. Armando Vajushi nuk e ka nisur ndeshjen si titullar por trajneri Stoiçkov e ka futur në lojë në minutën e 72-të.Siç bëhet e ditur nga faqja zyrtare e klubit të Liteksit në internet, në 18 minutat që ka luajtur, mësohet se është paraqitur shumë mirë teksa ka qenë protagonist në shënimin e golit të tretë për skuadrën e tij.

Hamdi Salihi e nis me gol debutimin e tij në Amerikë

S'kishte si të ndodhte ndryshe. Hamdi Salihi që në ndeshjen e parë me ekipin e tij të ri Dc United, ka shënuar gol. Ka ndodhur kështu në ndeshjen miqësore që ka zhvilluar ekipi i tij në kuadrin e një turne të titulluar "The Carolina Challenge Cup" që ka startuar dje. Përballë DC United ka qenë ekipi i Çikagos dhe Salihi ka shfryëtzuar një top të gjatë të ardhur nga mesfusha dhe me një të djathtë të fortë në hyrje të zonës ka arritur të mposhtë portierin kundërshtar. Ky është goli i parë i Salihit në të parën ndeshjen me skuadrën amerikane me të cilën është bashkuar vetëm pak ditë më parë.

Vajushi shënon ndaj Apollon. Liteks fiton 4-0

Pasditen e sotme është zhvilluar në Greqi ndeshja miqësore në mes ekipit vendas Apollon Kallamarias dhe Liteksit të Bullgarisë. Në rradhët e të dy këtyre ekipeve ka patur futbollistë shqiptarë pasi tek Apollon luan i mirënjohuri Altin Haxhi, ish-lojtari i kombëtares shqiptare ndërsa tek Liteks siç dihet luan shkodran Armando Vajushi. Skuadra e këtij të fundit ka luajtur më mirë dhe ka fituar me rezultatin 4-0. Njërin nga këta gola, pikërisht atë të tretin e ka shënuar Vajushi i cili është aktivizuar nga ana e trajnerit Hristo Stoiçkov në 45 minutat e dyta të ndeshjes. Në këtë mënyrë, ai e ka fituar "betejën" me Haxhin si në aspektin personal ashtu edhe me ekipet.

Admir Teli s’grumbullohet për miqësoren me Gjeorgjinë

 

Mbrojtësi i njohur shkodran Admir Teli nuk do të grumbullohet për ndeshjen miqësore që ekipi jonë kombëtar do të zhvillojë në Gjeorgji më 29 shkurt. Lajmi bëhet i ditur në të përditshmet sportive, sipas së cilës, lojtari aktual i Karabakut nuk është preferuar nga ana e trajnerit Xhani De Biazi. Ndoshta kjo është zgjedhje taktike e këtij trajneri por në media ky veprim i tij është kritikuar ngaqë për momentin Shqipërisë i mungojnë për arsye dëmtimesh dy lojtarët që kanë luajtur në qendër të mbrojtjes si Cana dhe Curri. Për rrjedhojë, Teli ishte i vetmi lojtar me përvojë që ofronte garanci në qendër të mbrojtjes megjithatë ai sërish nuk është preferuar nga ana e De Biazit.

Xhevahir Sukaj: Në Iran gjithçka po më ecën mirë

Në të gjitha ndeshjet që kur ka mbërritur tek kjo skuadër, ai ka luajtur. Ndonëse ende jo si titullar, sërish ka dhënë kontributin e tij për skuadrën Sepahan. E kemi fjalën për sulmuesin shkodran Xhevahir Sukaj i cili edhe në ndeshjen e fundit ndaj ekipit Saipa, një nga më të mirat e kampionatit iranian, ka luajtur rreth 20 minuta duke dhënë kontributin e tij në fitoren 2-1 të skuadrës ku luan ai- Sepahan. Ndonëse ende nuk ka shënuar, që me ardhjen e Sukajt në rradhët e saj, Sepahan ka patur një ecuri shumë të mirë në kampionat teksa nga vendi i tretë ka kaluar tashmë në të parin, madje është shkëputur 5 pikë nga ndjekësja e saj më të e afërt.

Vajushi luan 45 minuta në miqësoren e sotme ndaj danezëve

Armando Vajushi ka luajtur edhe në miqësoren e sotme që ekipi i tij ka zhvilluar ndaj ekipit danez Sonderjyske. Ai është aktivizuar në pjesën e dytë nga ana e trajnerit Stoiçkov dhe pikërisht në këtë pjesë është shënuar edhe goli i vetëm për ekipin e Liteksit që ka fituar 1-0. Nga sa bëhet e ditur, edhe në këtë ndeshje shkodrani 20 vjeçar është aktivizuar në rolin e mesfushorit të majtë dhe ka qenë ndër më të mirët në fushë. Ai ka qenë protagonist në shumë aksione të nisura prej këmbëve të tij, madje në një moment ka qenë pranë shënimit të golit por ka qenë i pafat. Me ndeshjen e sotme, Liteks i jep fund serisë së ndeshjeve miqësore që ka zhvilluar në Antalia të Turqisë dhe nesër do kthehen në Bullgari.

Eugent Zeka, një trajner shkodran me liçensë “Pro” në Itali

 

Në Shqipëri janë të pakët ata që e kanë liçensën “Pro” të trajnimit,  më e larta si nivel që njihet nga UEFA dhe FIFA. Për më shumë, numri e trajnerëve që e kanë atë në Shkodër, është edhe më i vogël. Por ajo çfarë kemi “zbuluar” është se një shkodran e ka këtë liçensë por jo në vendin e tij. Ai është Eugent Zeka, shkodrani 38 vjeçar që jeton, punon dhe drejton një ekip sportiv në Itali. Zeka është larguar nga Shqipëria në moshën 24 vjeçare pasi ka kryer studimet e larta në Tiranë dhe duke mos patur ndonjë karrierë të suksesshme si futbollist, vendos të emigrojë në Itali. Atje ku ka kryer të gjitha kurset e specializimit. Sot punon tek skuadra Sestri Levante, që për koinçidencë ndoshta ka ngjyrat kuq e blu dhe vitin e themelimit- 1919, njëlloj si Vllaznia, skuadra e zemrës për Eugentin.

FUTBOLLI I FEMRAVE

FOTO/ Megi DOÇI jo vetëm futbolliste: Mos u mundo të më...

Megi Doçi, futbollistja e Vllaznisë, nuk është e talentuar vetëm me topin në këmbë, por edhe jashtë fushës së blertë. Me anë të një foto...

HISTORI

error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR