Hamdi Salihi: Ja pse zgjodha Kinën për të vazhduar karrierën

Nga Amerika në Kinë. Hamdi Salihi ka nisur një aventurë të re te skuadra e Jiangsu Santit. Ka nënshkruar për një vit, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Ka shkuar te nënkampionët e Kinës, por gjithsesi mbetet një sakrificë, ndaj edhe zgjedhja e tij ka qenë për të siguruar të ardhmen. “Ndonjëherë njerëzit kujtojnë se ne futbollistët flemë në stadium, por nuk është ashtu. Kemi edhe ne familje dhe duhet të mendojmë për të ardhmen”, – është përgjigja e Salihit kur pyetet se përse nuk zgjodhi një skuadër europiane.

Elseid Hysaj: Kombëtarja, një ëndërr e bërë realitet

Vetëm 5 vite më parë luante akoma në Shkodër, ndërsa më datë 6 shkurt të këtij viti, Elseid Hysaj debutoi me Kombëtaren, pas një sezoni fantastik me Empolin. 19-vjeçari është lojtari i tretë më i ri që ka luajtur me përfaqësuesen tonë, dhe ky duket se është vetëm fillimi. Në një intervistë për portalin “Asport. Info”, mbrojtësi shkodran shprehet i befasuar dhe ende nuk arrin ta besojë se ka veshur fanellën kuqezi, atë fanellë që ai e ka ëndërruar gjithmonë. Një djalosh shumë i talentuar dhe i dashur, Elsi duket se ka ato cilësi që e bëjnë një njeri të madh, dhe mbase një lojtar të tillë në të ardhmen.

Xhevahir Sukaj shënon sërish gol dhe i jep fitoren 1-0 Sepahanit

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj shënon sërish. E ka bërë këtë gjë edhe në ndeshjen e sotme teksa ka shënuar një gol shumë të rëndësishëm me vlerë trepikësh për Sepahanin. 25 vjeçari ka shënuar në minutën e 81-të të ndeshjes golin e vetëm të saj dhe skuadra e tij ka mundur kësisoj 1-0 ekipin Rah Ahan. Ndeshja në fakt u duk se po shkonte drejt barazimit pa gola por nuk do mendonte kështu Sukaj që 9 minuta para fundit të ndeshjes, ka shënuar një gol me mjaft vlera.

Klodian Semina drejt Kinës. Ofertë nga Beijing Guoan

Mbrojtësi shkodran Klodian Semina mund të kalojë në kampionatin kinez të futbollit. Pas Hamdi Salihit që firmosi pak ditë më parë për një nga skuadrat e këtij vendi, tashmë duket se do të jetë rradha e Seminës për ta bërë një gjë të tillë. Lajmi bëhet I ditur nga burime pranë klubit të futbollit Vllaznia, drejtuesit e të cilit dje kanë negociuar me lojtarin për të mos e lejuar të largohet. Por në fakt, mbrojtësi shtatëlartë në kontratën që ka firmosur me klubin shkodran në gushtin e vitit të kaluar, e ka një opsion për largim në rast të ardhjes së një oferte nga jashtë vendit. Dhe skuadra që e kërkon me ngulm duket se është Beijing Guoan. I kontaktuar nga gazeta, këtë lajm e ka pohuar edhe vetë lojtari që ka mbushur pak ditë më parë 24 vjeç.

Elseid Hysaj, shkodrani 19 vjeçar në faqet e “Gazzetta dello Sport”

Elseid Hysaj është emri më i ri në listën e të grumbulluarve nga ana e trajnerit De Biazi për miqësoren me Gjeorgjinë. Vetëm 19 vjeç dhe tashmë ai ka mundësinë për të treguar vlerat e tij me fanellën kuqezi, ku pas paraqitjeve mjaft të mira me Empolin në Serinë B, shkodrani shihet si një nga talentet më të mëdha të futbollit shqiptar.Kështu e ka cilësuar Elseid Hysajn edhe prestigjiozja italiane “Gazzetta dello Sport”, e cila i ka kushtuar vëmendje të veçantë mbrojtësit më të ri të Kombëtares sonë.

Hamdi Salihi transferohet në Kinë te “ FC Jiangsu Sainty”

Mediat kineze dhe ato amerikane bëjnë me dije se futbollisti i kombëtares shqiptare Hamdi Sali është transferuar nga DC Junajtit në te nënkampionët e Kinës “FC Jiangsu Sainty”. Ishte paralajmëruar prej ditësh se Salihi do të largohej nga Uashingtoni për të nisur një aventure të re në Kinë. Fillimisht u tha se Salihi do të bëhej pjesë e FC Tianjin Teda, skuadër që drejtohet nga ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe.

Hamdi Salihi, largimi nga Amerika tashmë i detyruar për të

Që në momentin e transferimit te D. C. Junajtid, Hamdi Salihi u cilësua si një nga blerjet më të mira në historinë e klubit, por sulmuesi nuk arriti të tregonte vlerta e tij të vërteta në ligën MLS. Ndoshta hapësirat e pakta në fushë, ose mos përshtatja me futbollin fizik, stilin e lojës dhe filozofinë e kampionatit amerikan mund të kenë qenë arsyet e dështimit të shkodranit te D. C. Junajtid. Megjithatë, 6 gola në 22 ndeshje janë shumë pak për një sulmues, kjo edhe sipas Drejtorit Sportiv të klubit, i cili shprehet se ai nuk ka më vend në ekip dhe po bëhen bisedime që të dyja palët të bien dakord për të ndërprerë kontratën me konsensus.

Hamdi Salihi i fejuar. Gruaja e ardhshme, vajza e Mark Krroqit

Sportist i mirë por jo vetëm kaq. Hamdi Salihi, sulmuesi i shquar shkodran, edhe bashkëshorten e tij të ardhshme e ka marrë nga një familje sportive. Kjo sepse Rosela, e fejuara e tij, është vajza e ish-volejbollistit të shquar...

Bekim Balaj: Nuk më tremb konkurrenca tek Sparta e Pragës

Bekim Balaj u transferua në verë te Sparta e Pragës, ku zhvilloi 12 ndeshje dhe shënoi katër gola, një prej të cilëvenë “Europa Ligë”. 22-vjeçari u largua nga Tirana për një nga klubet më të njohura në Europë dhe tashmë, falë paraqitjeve të mira në kampionatin çek ai fitoi edhe një vend në Kombëtare. Megjithatë, pas afrimit të sulmuesit Lafata te Sparta, shkodrani mund të mos ketë të njëjtat hapësira si në fazën e parë. Në një intervistë për mediat çeke, Bekim Balaj, ne nje interviste per mediat çeke shprehet se kjo gjë nuk e shqetëson shumë, pasi sipas tij ai ka shumë për të mësuar dhe do të shfrytëzojë çdo mundësi që trajneri do t’i ofrojë.

Hamdi Salihi mungon në grumbullimin e DC United. Gati largimi

Pas një periudhe të shkurtër pushimi D. C. Junajtid ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Në fushën stërvitore “George Mason University”, sipas medieve amerikane binte në sy mungesa e Hamdi Salihit. Sipas “Thë Ëashington Post” mungesa e sulmuesit shqiptar mund të kuptohet si një ndarje e mundshme mes të dyja palëve. Ndërkohë që drejtori Sportiv i klubit amerikan, Dejv Kasper është shprehur: “Salihi është një sulmues i mirë, por nuk mund të projektohet si një titullar në kompeticionet që do të luajmë”. Trajneri Ben Olsen, gjatë këtij sezoni nuk i ka dhënë shumë hapësira shkodranit, duke preferuar në vendin e tij Lionard Pajo. Rezultat i kësaj ishte edhe paraqitja jo e mirë që bëri Salihi në kampionat, ku shënoi vetëm 6 gola.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI

error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR