Gent Lisha: I shokuar me ftesën në Kombëtaren shqiptare

Më datat 24, 25 dhe 26 maj luhen ndeshjet eliminatore te Kampionatit Botëror në volejboll për meshkuj e femra. Kombëtarja e meshkujve do t’i luajë takimet e saj në Shkup të Maqedonisë, ku rivale janë edhe Ukraina e Mali i Zi. Risi e këtyre eliminatoreve do të jetë i riu Gert Lisha, me pozicionin e pasuesit të grumbulluar nga trajneri Ylli Tomori. Volejbollisti i “Naperville North” në Ilinois, prej fillimit të muajit ka qenë nën urdhrat e eprorit kuqezi si pjesë e kombëtares së rrjetës, premierë për të. Grumbullimi i tij me Kombëtaren shqiptare ka bërë jehonë jo pak edhe në mediat amerikane, ku ai jeton me familjen.

Salihi shënon sërish në Kinë. Goli i pestë për të në kampionat

Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi ka shënuar përsëri në kampionatin kinez të futbollit për skuadrën e tij Jiangsu Sainty. Ka ndodhur kështu pasditen e sotme në ndeshjen e luajtur në transfertë ndaj ekipit Liaoning Hunyong. Salihi ka qenë ai që...

Admir Teli drejt kthimit në Kombëtare për ndeshjen me Norvegjinë

Mbrojtësi shkodran Admir Teli pritet të rikthehet sërish në kombëtare. Ndodh kështu ngaqë në ndeshjen e muajit të ardhshëm ndaj Norvegjisë, trajneri De Biazi do të ketë disa mungesa të rëndësishme në këtë repart dhe për këtë rrjedhojë ka hedhur sërish sytë nga 31 vjeçari shkodran. Ai po kalon një formë shumë të mirë sportive dhe trajneri i kombëtares sonë e ka ndjekur dy ditë më parë "live" në një ndeshje të kampionatit azerbajxhanas. Ansi Agolli dhe Admir Teli kanë luajtur si titullarë te Karabaku i tyre në fitoren e djeshme ndaj Bakusë me rezultatin 3-1. Që të dy futbollistët shqiptarë kanë qenë decizivë në këtë fitore, madje Agolli ka dhënë edhe asistin e golit të dytë të shënuar nga Nadirov në minutën e 58- të.

Shkodrani 17 vjeçar Gert Lisha vjen nga Amerika për kombëtaren

Përveç 3 volejbollistëve të Vllaznisë dhe pikërisht Qafarenës, Milotit dhe Qeraxhisë, një tjetër volejbollist shkodran është thirrur në kombëtare për ndeshjet eliminatore të Kampionatit Botëror. Ai është Gert Lisha, volejbollist i Naperville North në SHBA, i cili ka qenë mjaft i suksesshëm me këtë skuadër dhe tashmë i është bashkuar në apel në 5 maj skuadrës shqiptare kombëtare të Volejbollit. 17-vjeçari do të jetë pjesë e ekipit që do të konkurojë në kampionatin botëror që do të zhvillohet në fund të muajit në Maqedoni.Sipas së përditshmes së Chicago, “Naperville Sun”, Lisha e quan si nder është thirrur nga skuadra kombëtare shqiptare, duke patur parasysh edhe moshën e tij.Në fakt për Gertin, volejbolli është më shumë se pasion.

Tjetër gol për Salihin. Sot shënoi ndaj skuadrës së vendit të parë

Pas suksesit të djeshëm të Xhevahir Sukajt që ka shënuar gol dhe më pas ka ngritur trofeun e Kupës së Iranit, një tjetër sulmues shkodran ka shënuar sot. Bëhet fjalë për Hamdi Salihin. Ai ka kontribuar në fitoren e...

Xhevahir Sukaj shënon dhe fiton Kupën e Iranit me Sepahanin e tij

Xhevahir Sukaj është bërë protagonist absolut në fitoren e trofeut të Kupës së Iranit. Bashkë me shqiptarin tjetër Ervin Bulku, kanë luajtur si titullarë në finalen e djeshme ndaj Persepolis, të fituar me penallti 4-2. Në fakt, koha e rregullt përfundoi barazim 1-1 me gola të Karim Ansarifard për Persepolis dhe Sukajt për Sepehanin. Më pas ishin sërish miqtë ata që kaluan në avantazh me anë të Nouri në minutën e 98-të, teksa Gholami, i cili në minutën e 69-të pat zëvendësuar pikërisht Sukajn, arriti të baraspeshojë gjithçka në minutën e 106-të.

Salihi tjetër gol sot në Champions të Azisë por Jiangsu eliminohet

Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi ka shënuar sërish për skuadrën e tij kineze Jiangsu Sainty në ndeshjen e luajtur sot ndaj japonezëve të Vegalta Sendai, ndeshje kjo e vlefshme për Champions Leaguen e Azisë. Skuadra e shkodranit ndonëse ka luajtur në transfertë, ka arritur të fitojë 2-1 dhe Salihi ka bërë një paraqitje shumë të mirë edhe në këtë ndeshje. Ai ka arritur të godasë edhe traversën, madje të shënojë edhe golin e fitores në minutën e 62-të të ndeshjes, një gol ky i shkëlqyer prej tij. Me fitoren e sotme, Jiangsu Sainty u ngjit në kuotën e 7 pikëve duke mbajtur vendin e tretë në grup dhe nuk ka mundur të kalojë dot në turin tjetër të këtij kompeticioni ngaqë skuadra e vendit të dytë, ajo tajlandeze e Buriram United ka patur një golaverazh më të mirë (6-6) ndërsa ajo japoneze (5-10).

Shkodrani Elseid Hysaj drejt Lacios, i ati e konfirmon

Mbrojtesi shkodran Elseid Hysaj është shumë pranë Lacios. Lajmi u publikua para disa ditësh nga mediat italiane dhe u konfirmua edhe nga menaxheri italian i lojtarit. Por akoma më bindëse e bënë këtë tratativë babai i futbollistit, Gëzim Hysaj, i cili ka pohuar në mediat italiane se drejtori teknik i Lacios, Igli Tare, është interesuar në vetë të parë për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare.

Dëmtohet Armando Vajushi, alarm tek bullgarët e Liteksit

Tek Liteksi vihen në alarm për dëmtimin e mesfushorit shkodran Armando Vajushi. Ai mësohet se ka pësuar një dëmtim në gju, pa qenë fare në kontakt me ndonjë koleg të skuadrës. Vajushi thekson se sot do bëjë rezonancën dhe do mësohet shkalla e dëmtimit, por saktëson se me shumë gjasa nuk do jetë në dispozicion të trajnerit Hristo Stoiçkov për shtatë ndeshjet e fundit të sezonit në kampionatin bullgar. Sulmuesi është në qendër të merkatos së Liteksit, ndaj një dëmtim në këto momente mund t’i komplikojë edhe të ardhmen, paçka se vetë ai pohon të kundërtën.

Sulmuesi Hamdi Salihi “gjen parajsën” në Kinën e largët

Hamdi Salihi po përjeton një moment të shkëlqyer me skuadrën e tij të re, atë kineze Jiangsu Santu. Me një vit të vështirë prapa në SHBA dhe i mbërritur në një realitet të ri, u duk se simbolikisht Hamdi Salihit i duhej të ngjiste murin kinez për të rikthyer karrierën e tij në binarët e duhur. Dy muaj më pas, muri kinez jo vetëm që është ngjitur, por ngjan që shkodrani po qëndron në majën më të lartë të tij. Ai ka shënuar në të tri kompeticionet me klubin duke pasur një impakt të menjëhershëm në futbollin kinez. Mediat i kanë thurur elozhe.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI

error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR