Çiklistët e Vllaznisë gati për garat e kampionatit kombëtar

0

Pas pjesmarrjes shumë të suksesshme javën e kaluar në kupën “Mishel Cico” që u zhvillua për tre ditë me rradhë në qytetin e Korçës, çiklistët e Vllaznisë përgatiten për një tjetër aktivitet ku do të marrin pjesë. Bëhet fjalë për Kampionatin Kombëtar që është edhe gara më e rëndësishme e vitit. Paraqitja shumë e mirë e bërë në garat e Korçës, është një tregues se ekipi shkodran do të bëjë të njëjtën paraqitje edhe në aktivitetin e rradhës.

Oneda Reçi dhe Eralda Zemanaj, fituese të Kupës në gjimnastikë

0

Dy gjimnaste të Vllaznisë kanë zënë vendet e para dhe janë shpallur fituese të Kupës së Shqipërisë në garat e zhvilluara dy ditë më parë në Tiranë. Bëhet fjalë për Oneda Reçin dhe Eralda Zemanajn. Njëra ka zënë vendin e parë me të rriturat dhe tjetra  me të reja. Në këtë Kupë kanë qenë disa gara që janë zhvilluar dhe fund sigurisht që janë shpallur edhe fituesit për shumëgarëshin ku Reçi ka arritur të grumbullojë 49.60 pikë me të rriturat duke i sfiduar të gjitha kundërshtaret e saj dhe ka merituar diplomën e vendit të parë.

Vllaznia pjesmarrëse në Turin Ndërkombëtar Çiklistik të Kosovës

0
Ditën e sotme ka nisur në Prishtinë edicioni i garës ndërkombëtare në çiklizëm "Rrethi i Çiklistik I Kosovës 2018". Pjesëmarres në këtë evinement sportive janë 1 ekip nga Hollanda, 2 ekipe nga Bullgaria, 2 ekipe nga Maqedonia, 2 ekipe nga...

Vllaznia fituese në dy kategori e kupës “Agim Tafili”

0

Dominimi i çiklistëve të Vllaznisë dhe Apolonisë është shfaqur sërish edhe sot, këtë herë në etapën e dytë dhe të fundit të kupës "Agim Tafili". Jo më kot, kupat e kadetëve dhe të juniorëve i ka marrë ekipi shkodran, ndërsa atë të më të rritueve ai fierak. Gara e sotme, edhe për vetë terrenin malor, ka dhuruar jo pak surpriza. Çiklistët kadetë dhe juniorë janë nisur nga Shkodër në drejtim të Pukës por duke u kthyer në Qafë Çela dhe për të marrë sërish rrugën për në Shkodër duke përshkruar në këtë mënyrë një distancë prej 70 km ndërsa të rriturit kanë shkuar deri në Pukë dhe kthim me një distancë prej 95 km.

Çiklistët e Vllaznisë në përgatitje për garat e para të vitit

0
Çiklistët e Vllaznisë që nga fillimi i janarit kane nisur pergatitjet per garat e para te vitit qe startojne ne muajin mars. Trajneri Leonat Kola pas periudhes se pergatitjes fizike, tashme ka nisur punen me biçiklete me sportistet e...

Gëzim Mema: Kthimi i klubit në shoqata, do jetë “vdekje-prurës”

0

 Për 12 vjet me rradhë ka drejtuar klubin shumësportësh Vllaznia. Gëzim Mema, ish-shefi i tij ndjehet krenar për sukseset që ka patur. Flet me shumë respekt edhe për pasardhësin e tij- Mark Kroqin dhe ka bindjen e plotë se do ta çojë edhe më përpara atë. Megjithatë, duke folur në një intervistë ekskluzive për gazetën online shkodrasport.com, Mema ka folur edhe për momentet e lumtura të punës së tij por edhe ato më të vështirat. Ja intervista e plotë e tij:

Ahmet Kurmemaj, donacione nga Amerika per sportistët e xhudos

0

 

E shtuna që kaloi ka qenë ditë festë në Vaun e Dejës. Akademia "Albania Judo Kodokan" me qendër në këtë qytezë, ka organizuar ceremoninë e zakonshme të shpërndarjes së dhuratave dhe çmimeve të ndryshme të fundvitit për sportistët e ekipeve të Vllaznisë, Vau Dejësit dhe Besëlidhjes së Lezhës. Kanë marrë pjesë në këtë ceremoni pushtetarë lokalë, drejtues të Federatës Shqiptare të Xhudos, sporistë e trajnerë të shumtë. Presidenti i kësaj Akademie Anton Shkoza, pasi ka përshëndetur të pranishmit, ka kaluar tek ndarja e çmimeve dhe dhuratave të cilat këtë herë janë mundësuar nga z. Ahmet Kurmemaj, një shqiptar nga Mali i Zi që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Astrit Kronaj e Vllaznia fitues të “Trofeut të Kalave”

0

Ashtu siç kishi premtuar, çiklistët e Vllaznisë e kanë nisur mbarë vitin 2017. Në garën e parë të këtij viti, “Trofeun e kalave”, ata kanë dominuar mbi kundërshtarët e tyre. Gara ka nisur në kalanë e Prezës dhe ka përfunduar në kalanë e Petrelës, ka qenë e gjatë 70 kilometra. Në maloren e fundit, janë shkëputur 11 sportistë, nga të cilët 6 kanë qenë të Vllaznisë dhe në fund, i pari ka prerë vijën e mbërritjes çiklisti Astrit Kronaj që është shpallur fitues i këtij trofeu. I dyti është renditur Gogaj i Apolonisë dhe pas tij menjëherë kanë mbërritur Bruno Kola dhe Gjergj Zefi po të Vllaznisë.

Bruno Kola dhe Vllaznia fitues edhe të kupës “26 Marsi”

0

Çiklistët e Vllaznisë janë bërë sërish protagonistë dhe fitues në një tjetër aktivitet të organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Ka ndodhur kështu në garën e kupës "26 Marsi" që kjo Federatë ka organizuar në bashgkëpunim me Bashkinë Kavajë, pikërisht në ditën e ardhjes së demokracisë në këtë qytet. Kanë marrë pjesë në të sportistët më të mirë të vendit, mes të cilëve edhe ata të Vllaznisë që kanë bërë sërish një tjetër paraqitje të mirë.

VIDEO/ Viti i tretë pa asnjë litër karburant, trajneri Kola: Na thonë çfarë i...

0
Vetem ne 2 vitet e fundit e kane lene çiklizmin 7-8 sportiste te talentuar dhe kampione. Problematikat e shumta te ketij sporti dhe mungesa e te ardhmes ketu, kane bere qe shume prej tyre te emigrojne dhe te tjere...