Luka: Elis Guri duhet të jetë shembull për gjithë sportistët

Kryetari i Bashkisë Shkodër ndjehet mjaft mirë që qyteti të cilin ai përfaqëson, ka tashmë në rradhët e tij një kampion bote. Prandaj dhe në takimin me Elis Gurin ai i ka shprehur mirënjohjen për mënyrën si e ka interpretuar këtë sukses ndonëse për flamurin bullgar por duke e shprehur në çdo vend origjinën e tij dhe flamurin e tij. Lorenc Luka njëkohësisht në prononcimin e tij për televizionin Rozafa i ka bërë thirrje edhe sportistëve të tjerë shkodranë të ndjekin rrugën e Elisit. Ja intervista e plotë e kryebashkiakut Luka:

“Shkodra Sport” JU URON GEZUAR VITIN E RI 2012!

Stafi i gazetes sportive online "shkodrasport.com" uron gjithe lexuesit, miqte dhe dashamiresit e saj GEZUAR VITIN E RI 2012! Bashke me te, edhe urimi per nje vit te ri te mbushur me arritje sportive, me kupa e tituj kampion,...

Klubi Vllaznia nderon ish-sportistët e saj me titullin “Nderi i Sportit shkodran”

Në mbrëmjen e shpalljes së më të mirëve, sigurisht që ka patur vend për nderime edhe për ata që kanë shkruar historinë e klubit shkodran vite më parë. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit shumësportësh Vllaznia, kanë nderuar me titullin e lartë sportiv "Nderi i sportit shkodran" shumë figura të njohura të sportit në vite. Kështu, nga sporti i boksit janë nderuar me këtë titull Kujtim Demi dhe Agron Bushati, nga sporti i atletikës Oltion Luli, Niko Laro dhe Isak Bala, nga sporti i basketbollit Afërdita Laçaj, Marin Shestani, Astrit Zaganjori dhe Beniamin Idrizi. Edhe nga sporti i volejbollit ka patur nderime teksa kanë marrë këtë titull Mark Krroqi, Eluiza Ndoci e Behije Rragami.

10 sportistët më të mirë- bëhen 12 nga klubi Vllaznia

 

Ndodh edhe kështu. Madje për të disatin vit rradhazi. Ndonëse thuhet se është anketa "10 sportistët më të mirë të vitit", anketë kjo tradicionale për sportin shqitar, në Shkodër ky numër nuk ka vit që nuk transformohet. Prandaj edhe këtë vit, ndonëse u tha se do përzgjidhen 10 më të mirët e sportit shkodran për vitin 2011, madje edhe u përzgjodhën në bazë të anketës së bërë me trajnerë, specialistë e gazetarë, në ditën e fundit, u shtuan edhe dy të tjerë.

Elis Guri, nderohet me çmimin “Mirënjohja e Qytetit” nga Bashkia Shkodër

Në ceremoninë e shpalljes së "Sportistëve më të mirë të klubit shumësportësh Vllaznia për vitin 2011", është dhënë edhe një çmim tjetër shumë domethënës. Ka qenë Këshilli Bashkiak Shkodër ai që në mbledhjen e tij të fundit ka vendosur t'i akordojë mundësit shkodran Elis Guri, titullin e lartë "Mirënjohja e Qytetit". Në mungesë të vetë kampionit të botës që jeton në Bullgari dhe konkurron për këtë vend, titullin e ka marrë babai i tij Mjeshtri Eljaz Guri nga duart e kryetarit të Këshillit Bashkiak Shkodër, z. Bardh Lohja.

Tenisti nga Ulqini Senad Tafa fitues i “Shkodra Indoor 2011”

Ka përfunduar mbrëmë turneu tradicional i tenisit amator për salla të mbyllura në Shkodër. Tenisti nga Ulqini Senad Tafa është fituesi i këtij edicioni të këtij turneu. Ky është viti i tretë rradhazi që organizohet një aktivitet i tillë në salla të mbyllura, pasi më parë ky turne zhvillohej në ambjent të hapur. Ky turne është shumë i rëndësishëm pasi zhvillohet në sallë të mbyllur dhe kjo ka ardhur si rezultat i një bashkëpunimi të frutshëm mes pushtetit vendor dhe shoqatës së tenisit, shoqatës "Creative City" dhe pallatit të sportit "Qazim Dervishi".

“Revoltë” në ceremoninë e “10 sportistëve më të mirë”

Duhej të ishte ndryshe por në fakt, ceremonia e shpalljes së "10 sportistëve më të mirë të klubit shumësportësh Vllaznia" për vitin 2011, është shndërruar në një "revoltë" të hapur të sportistëve, trajnerëve por edhe specialistëve të ndryshëm. Ata kanë shprehur hapur pakënaqësinë ndaj drejtuesve të Bashkisë për harresën që kanë shfaqur ndaj tyre prej kohësh për kushtet e stërvitjes, të pagesave etj.I pari që ka ngritur zërin, ka qenë peshëngritësi më i mirë i Shqipërisë, më i miri i klubit Vllaznia edhe për vitin 2011, pikërisht Erkand Qerimaj. Pasi ka marrë çmimin e parë, duke u intervistuar nga drejtuesit e spektaklit, ka thënë: "Ne të gjithë që jemi sonte këtu fitues, jemi se e meritojmë. Kemi dhënë rezultate në sportet tona dhe prandaj jemi shpallur më të mirët.

E çuditshme: Klubi Vllaznia paguan sportistët vetëm për gjysmën e dhjetorit!!!

Mund të jetë një fakt shumë i çuditshëm ai që po ndodh në klubin shumësportësh Vllaznia. Drejtuesit e tij, kanë lajmëruar sportistët dhe trajnerët se do paguhen me gjysëm shpëblimi apo trajtimi ushqimor për muajin dhjetor. Nuk dihet se nga ka dalë ky veprim por ky është realiteti. Zyra e financës së klubit është justifikuar me shprehjen se "shteti dy herë në muaj, u jep 15 ditë pushim sportistëve". Që do të thotë se edhe në gusht, ata janë paguar vetëm me gjysmën e trajtimit ushqimor ndonëse ata kanë dalë përditë në stërvitje dhe kështu po ndodh edhe në dhjetor.

Ahmet Kurmemaj, donacione nga Amerika per sportistët e xhudos

 

E shtuna që kaloi ka qenë ditë festë në Vaun e Dejës. Akademia "Albania Judo Kodokan" me qendër në këtë qytezë, ka organizuar ceremoninë e zakonshme të shpërndarjes së dhuratave dhe çmimeve të ndryshme të fundvitit për sportistët e ekipeve të Vllaznisë, Vau Dejësit dhe Besëlidhjes së Lezhës. Kanë marrë pjesë në këtë ceremoni pushtetarë lokalë, drejtues të Federatës Shqiptare të Xhudos, sporistë e trajnerë të shumtë. Presidenti i kësaj Akademie Anton Shkoza, pasi ka përshëndetur të pranishmit, ka kaluar tek ndarja e çmimeve dhe dhuratave të cilat këtë herë janë mundësuar nga z. Ahmet Kurmemaj, një shqiptar nga Mali i Zi që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hendboll, Vllaznia humb finalen e Kupës

Ditën e dielë në Elbasan janë luajtur ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë për vitin 2011. Në finale ka dalë ekipi i Vllaznisë së Shkodrës me Elbasanin vendas. Ka qenë një ndeshje përgjithësisht e fortë por në fund kanë triumfuar elbasanasit që kanë fituar me rezultatin 24-19.

FUTBOLLI I FEMRAVE

Federata vjen me një tjetër risi. Kompeticioni i ri për femrat...

Futbolli i femrave nuk do ta nisë vitin me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë si çdo vit tjetër, pasi Federata ka menduar për një...

HISTORI

error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR