Klubi shumësportësh Vllaznia drejt shkrirjes. Tashmë vetëm shoqata

0

Klubi shumësportësh Vllaznia pas qershorit të vitit 2012 nuk do të funksionojë më. Ky klub nuk do ketë më administratë dhe ekipet sportive pas kësaj periudhe do funksionojnë vetëm si shoqata ose shoqëri aksionere. Lajmi konfirmohet nga drejtues të Bashkisë Shkodër, madje kjo është e parashikuar edhe në buxhetin dhe prioritetet e këtij institucioni për këtë vit. Pushteti lokal në këtë mënyrë, po kërkon të zbatojë legjislacionin sportiv të vendit tonë që e bën të domosdoshëm shndërrimin e klubeve sportive në njërën nga dy format e mësipërme. Ajo që ndodhi me futbollin, tashmë do pasohet edhe me gjithë sportet e tjera. Por nëse futbolli është kthyer në një industri të madhe që prodhon edhe para, për sportet e tjera ka shumë dilema për funksionimin e tyre.

Bezhani: Në parlament harrojnë të flasin për sportin

0
Viron Bezhani, presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar ditën e sotme i është drejtuar me një letër ministres së arsimit për lejimin rinisjes së disa sporteve, që për momentin janë të palejuara. Kërkesën e tij, Bezhani e konfirmoi edhe në...

Oneda Reçi dhe Eralda Zemanaj, fituese të Kupës në gjimnastikë

0

Dy gjimnaste të Vllaznisë kanë zënë vendet e para dhe janë shpallur fituese të Kupës së Shqipërisë në garat e zhvilluara dy ditë më parë në Tiranë. Bëhet fjalë për Oneda Reçin dhe Eralda Zemanajn. Njëra ka zënë vendin e parë me të rriturat dhe tjetra  me të reja. Në këtë Kupë kanë qenë disa gara që janë zhvilluar dhe fund sigurisht që janë shpallur edhe fituesit për shumëgarëshin ku Reçi ka arritur të grumbullojë 49.60 pikë me të rriturat duke i sfiduar të gjitha kundërshtaret e saj dhe ka merituar diplomën e vendit të parë.

Dy çiklistët e Vllaznisë Mateo Balaj dhe Bekim Tafili në podiumin e Kupës ‘Dita...

0
Çiklizmi shqiptar ka nisur aktivitetet e vitit 2024. Gjithçka ka startuar nga Elbasani, teksa kjo veprimtari e parë e dyrrotakëve ishte në kuadrin e festimeve të Ditës së Verës. Pjesmarres ne kete aktivitet ka qene edhe ekipi i Vllaznise i...

TALENTI I VITIT/ Apeli i Mateo Balajt: Më shumë vëmendje për çiklizmin në Shkodër,...

0
Garën e parë të çiklizmit do e fitonte në moshën pesë vjeçare, atëherë kur ëndrra e tij për t’u bërë një sportist as që merrej me mend nga ndokush. Fjala është për djaloshin e talentuar shkodran, Mateo Balaj. Ai...

Kryebashkiaku Spahia premton ministadium për futbollin shkodran

0
Bashkia Shkoder ka nder mend te investoje ne infrastrukturen sportive ne kater vitet e ardhshme. Perpos salles se re sportive per lojerat me dore qe do te ndertohet ne oborrin e shkolles "Salo Halili", nje investim tjeter i rendesishem...

Ndahet nga jeta Çesk Jubani, historia e shahut shkodran

0

Sporti shkodran dhe ai shqiptar kanë humbur një tjetër emër të njohur. Atë të shahistit Çesk Jubani i cili është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 82 vjeçare. Një njeri i dashur për të gjithë dhe padyshim që mungesa e tij do të jetë e madhe tek familja, shokët, miqtë dhe kolegët e tij.

‘Rozafa Tenis Cup’, turneu model dhe më i veçanti që po organizohet në Shkodër

0
Ka nisur prej pak ditesh ne Shkoder turneu i tenisit "Rozafa Tenis Cup". Nje turne i cili eshte i pari i ketij lloji qe zhvillohet jo vetem ne Shkoder, por ne mbare rajonin dhe e veçanta e tij eshte...

Gëzuar 100 vjetorin Vllazni!

0
Sot të gjithë shkodranët, por edhe më gjerë krenohen. Shoqnia "Vllaznia" feston 100 vjetorin e krijimit të saj. 75 themeluesit e saj ndoshta në atë moment nuk e kuptonin rëndësinë e asaj çfarë krijuan, por në këto 100 vite...

Vllaznia kampione kombëtare në gjimnastikë për femra

0

Ekipi i Vllaznisë në gjimnastikë për femra është shpallur kampion i Shqipërisë. Kampionati i të rriturave është zhvilluar dje në palestrën e klubit "Partizani" në Tiranë dhe në të kanë marrë pjesë të gjithë ekipet e vendit. Paraqitja e gjimnnasteve shkodrane nën drejtimin e trajnerit Vladimit Limaj ka qenë në nivelin e duhur dhe në fund të kampionatit, ata kanë mbledhur më shumë pikë se çdo ekip tjetër duke u shpallur kështu kampione të Shqipërisë.