Trajneri Grabrz nis punën. Do jetë një Vllazni ndryshe në kampionat

0

Trajneri malazez i ekipit të volejbollit të femrave të Vllaznisë Nebojsha Grabrz është prezantuar zyrtarisht para mediave nga ana e drejtorit të sportklub Vllaznia Mark Kroqi. Ky i fundit ka qenë vetë një volejbollist i njohur i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare dhe kuptohet që "e ka merak" këtë sport dhe prandaj po kërkon ta mbështesë maksimalisht atë. Kuptohet që për të rritur cilësinë e punës ka rënë dakord me trajnerin malazez që ai për njëfarë periudhe të punojë pranë ekipit të femrave. "Unë e përgëzoj punën që ka bërë trajnerja Sadije Gogaj prej vitesh me këto vajza por kuptohet që duhet më shumë punë për të arritur nivele dhe më të larta. Dhe për këtë arsye, kemi rënë dakord me trajnerin Grabrz që ai të na ndihmojë në këtë aspekt me përvojën e tij"- ka thënë drejtori Kroqi.

Vllaznia, humbje sot si për meshkuj edhe për femra

0

Dy ekipet e volejbollit të klubit Vllaznia, ai i meshkujve dhe i femrave, i kanë mbyllur me humbje ndeshjet e sotme të vlefshme për kampionatet respektive. Femrat kanë luajtur në Tiranë ndaj Partizanit. Këto dy skuadra, bashkë me Studentin dhe Minatorin, marrin pjesë në Volej Liga. Vllaznia ka zhvilluar një ndeshje të dobët sot teksa është mundur me rezultatin 0-3. Setet e kësaj ndeshje kanë qenë 25-17, 25-17 dhe 25-14 për Partizanin. Në këtë mënyrë, ky ekip e ka nisur serinë e ndeshjeve të këtij turi me humbje. Po në të njëjtën mënyrë e ka nisur edhe ekipi i meshkujve.

Farka Volej i shkakton një surprizë të hidhur Vllaznisë

0

Farka Volej ka shkaktuar surprizën e javës së parë të kampionatit të volejbollit për meshkuj teksa ka fituar brenda në Shkodër me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Vllaznisë. Në fakt kjo nuk pritej ngaqë shkodranët në sezonin e ri janë përforcuar dhe kërkojnë të jenë një nga ekipet pretendente për titullin kampion. Por ndeshja e parë tregoi tjetër gjë. Miqtë nga Farka, kanë arritur të fitojnë setin e parë 25 me 16 dhe pastaj edhe të dytin 25-21 duke çuditur disi vendasit që kujtohen të zgjohen vetëm në setin e tretë megjithatë edhe ky do të fitohej në shtesë nga Farka Volej me rezultatin 29 me 27 dhe krejt ndeshjen me shifrat 3-0.

Vllaznia merr edhe një malazez tjetër- Nikola Kuç

0

Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj ka bërë realitet edhe marrjen e një tjetër volejbollisti të huaj. Bëhet fjalë për malazezin Nikola Kuç. Ai është federuar pikërisht pasditen e datës 31 janar, që ka qenë e fundit e mbylljes së merkatos. Në këtë mënyrë, ka shkuar në dy numri i të huajve tek ekipi shkodran pasi pak ditë më parë firmosi me të edhe malazezi tjetër Dragan Boshkoviç. Me këto përforcime, duket qartë se Vllaznia nuk ka ndër mend ta lëshojë kollaj vendin e parë që mban aktualisht në renditje pas përfundimit të fazës së parë të kampionatit.

EKSKLUZIVE/ Problematika me pagat tek volejbolli, Florian Zekja sqaron situatën

0
Ditët e fundit ka qarkulluar një lajm në ambientin sportiv shkodran që ka probleme me pagat tek volejbolli i vajzave. Madje duke aluduar se vajzat kuqeblu nuk do dilnin as në stërvitje. Duke bojkotuar kështu edhe procesin stërvitor deri...

Të rinjtë e Vllaznisë fitojnë me Ilirinë, të rejat humbasin

0
Një fitore dhe një humbje edhe për ekipet e të rinjve të volejbollit të Vllaznisë. Ata kanë luajtur përballë të njëjtin kundërshtar- Ilirisë së Fushë Krujës por nëse djemtë kanë luajtur në Shkodër, vajzat kanë qenë udhëtuese. Ndeshja e...

Vllaznia humb 1-3 ndaj Studentit por dhuron spektakël

0

Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj ka dhuruar spektakël sonte në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit në përballjen me Studentin kryesues të kampionatit. Pavarësisht se ka humbur 1-3 skuadra e trajnerit Artan Kalaja ka bërë një paraqitje shumë të mirë duke dhuruar kënaqësi tek të pranishmit në pallatin e sportit. Seti i parë i ndeshjes në fakt ka qenë i dobët për shkodranët që e kanë humbur atë në shifrat 12-25. U duk se Studenti do ta kishte të lehtë fitoren por nuk do ishte kështu. Në të dytin, ka një rivalitet të madh dhe në fund, falë përvojë fitojnë vendasit në shifrat 25-23.

Skënderbeu i tre volejbollistëve shkodranë renditet më lart se Vllaznia në fund të fazës...

0
Ekipi i Skenderbeut ne volejboll per meshkuj ka arritur te siguroje nje vend ne fazen play-off, ne mes skuadrave me te mira te kampionatit. Keshtu, pjese e suksesit te Skenderbeut kane qene edhe tre volejbollistet shkodrane me mjaft eksperience,...

Vllaznia për meshkuj fiton 3-0 në Elbasan për kampionat

0

Ekipi i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë, pas humbjes në mesjavë me Studentin, është rikthyer sërish tek fitorja. Ai e ka bërë këtë gjë në Elbasan ditën e djeshme teksa ka fituar ndaj skuadrës vendase me rezultatin e pastër 3-0. Ka qenë një ndeshje e dominuar në të gjitha drejtimet nga volejbollistët shkodranë që nga fillimi dhe deri në fund.

Mbyllen kampionatet e volejbollit, ekipet e Vllaznisë mbesin pa trofe këtë sezon

0
Pas 3 muajsh e gjysëm pauze, Federata Shqiptare e Volejbollit ka marrë vendimi që kampionatet kombëtare për të gjitha grupmoshat të mos rifillojnë më. Çka do të thotë se sezoni konsiderohet tashmë i mbyllur dhe nuk do të ketë...