Volejbollistet e Vllaznisë pa fat. Humbin ngushtësisht në Durrës

0

Ditën e sotme ka nisur edhe kampionati kombëtar i volejbollit të femrave. Vllaznia ka luajtur në Durrës ndeshjen e parë ndaj Teutës vendase dhe asaj i ka munguar fati për marrjen e një fitoreje. Ajo vërtetë ka humbur me rezultatin 0-3 por në të tre setet ka qenë shumë pranë fitores.

Vllaznia- Tirana, supersfida e nesërme në “Qazim Dervishi”

0

Java e tretë e kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj do të dhurojë sfidën më interesante të tij, atë Vllaznia- Tirana. Kjo e fundit në fakt konsiderohet ekipi më I fortë I kampionatit ngaqë javën e kaluar ka mundur ekipin e Studentit, një tjetër ekip pretendent. Bardheblutë kanë marrë në rradhët disa volejbollistë cilësorë dhe për këtë arsye, pretendojnë që të mos e lëshojnë më vendin e parë. Megjithatë, këtë të shtunë prova serioze për ta do jetë përballja me Vllazninë. Ndeshja do të luhet në Shkodër, pikërisht pasditen e së shtunës në orën 17.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Mbyllen kampionatet e volejbollit, ekipet e Vllaznisë mbesin pa trofe këtë sezon

0
Pas 3 muajsh e gjysëm pauze, Federata Shqiptare e Volejbollit ka marrë vendimi që kampionatet kombëtare për të gjitha grupmoshat të mos rifillojnë më. Çka do të thotë se sezoni konsiderohet tashmë i mbyllur dhe nuk do të ketë...

Kampionati, nesër femrat presin Minatorin, djemtë Erzenin

0
Dita e nesërme do jetë e ngjeshur për ekipet e volejbollit të klubit Vllaznia. Pas femrave, do të nisë tashmë edhe kampionati kombëtar i meshkujve. Bëhet fjalë për të rriturit të cilët në këtë mënyrë nesër do luajnë ndeshjen...

Fundjavë me volejboll në Shkodër, Vllaznia pret Teutën dhe Tiranën

0
Përveç kampionatit të basketbollit, këtë fundjavë do të nisin edhe kampionatet kombëtare të volejbollit. Ekipet e Sportklub Vllaznia sipas kalendarit, ndeshjet e para do t’I luajnë ditën e dielë në Shkodër. Në fakt, kampionati I meshkujve ka nisur që...

Vllaznia kalon Partizanin. Tani në finale e pret Studenti

0

Vllaznia është skuadra e dytë finaliste e play off-it në volejboll për meshkuj, pas fitores 3-1 arritur sot në mbrëmje ndaj Partizanit, në gjysmëfinalen e tretë, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi”. Në këtë përballje triumfoi skuadra shkodrane, që u tregua më e “uritur” se rivalët e “kuq”, që edhe pse debutojnë këtë sezon me të rriturit duhet të kënaqen me trofeun e Kupës. Ndërsa për titullin do të duelojnë Studenti kampion në fuqi dhe Vllaznia, me shkodranët që kërkojnë titullin e parë në historinë e tyre. Vllaznia arriti një triumf fantastik ndaj Partizanit në këto gjysmëfinale, duke mundur të kuqtë dy herë në kryeqytet dhe duke treguar se është një rivale e fortë për titull.

Rrahishta: Vllaznia s’meritonte më shumë se finalen e të rinjve

0

Humbja në finale ndaj ekipit "Farka Volej" nuk i ka lënë ndonjë shije shumë të hidhur trajnerit të ekipit të të rinjve të Vllaznisë në volejboll Mirjan Rrahishta. Ai ka qenë i vetëdijshëm për diferencën me ekipin kampion. Ndoshta jo në cilësi por në organizim dhe në mbështetje. Duke folur në lidhje me këtë ndeshje, ai do të shprehej: "Sigurisht që e prisja një humbje të tillë sepse në pamje të parë diferencat mes dy ekipeve ishin të mëdha. Diferenca që dalloheshin që në pamje të jashtme të sportistëve. Sportistët e Vllaznisë me rroba civile, ata të Farkës me kostume sportive cilësore.

Vllaznia e femrave i nis me humbje ndeshjet e Kupës

0

Vllaznia në volejboll për femra ashtu siç pritej, e ka humbur ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, atë ndaj Teutës me rezultatin 3-0. Takimi është luajtur në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit dhe ka qenë i pari i zhvilluar për këtë kompeticion. Vajzat shkodrane janë munduar të bëjnë maksimumin e tyre por  e kanë patur të vështirë. Seti i parë i ndeshjes është me shifrat 25-17 ndërsa i dyti dhe i treti kanë patur nga një pikë më tepër, 25-18 dhe 25-19.

Paraqitje dinjitoze e volejbollisteve të Vllaznisë, por nuk shkojnë dot në finale të Kupës

0
Vllaznia e volejbollit te femrave ka bere nje paraqitje dinjitoze ne ndeshjen gjysmefinale te Kupes se Shqiperise, megjithate nuk ia ka dale dot te shkoje ne finale te ketij kompeticioni. Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne sallen sportive...

Korabi fiton minimalisht ndaj Erzenit

0

Korabi ka fituar sot në fushën e vet me rezultatin 1-0 me një eurogol të I.Doçit ndaj Erzenit të Shijakut. Edhe pas shënimit të golit, vendasit kanë qenë më superiorë në fushë, pasi kanë goditur disa herë shtyllën me anë të Merdinit dhe B.Laçit, por pa rezultat. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Edhe e dyta nisi mirë për vendasit ku sulmet nuk munguan drejtë portës kundërshtare dhe rezultati duhej të ishte më i thellë për vendasit, por heroi i kësaj ndeshje ishte portieri i Erzenit dhe ndërrimet e bëra nga të dy trajnerët nuk sollën asgjë në rezultat.