Trajneri Tafa: Vllaznia synon fitoren edhe nesër ndaj Partizanit

0
Pas fitores javen e kaluar me Apolonine, Vllaznia e volejbollit te femrave do te ndeshet neser ne kryeqytet ndaj kampiones ne fuqi te vendit, skuadres se Partizanit. Nje sfide shume e rendesishme per ecurine e metejshme te ekipit shkodran ne...

Vllaznia mundet 1-3 nga Tirana në “Qazim Dervishi”

0

Pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të qytetit të Shkodrës është zhvilluar ndeshja e rradhës e vlefshme për kampionatin kombëtar të volejbollit për meshkujve, në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Tiranës. Këto dy ekipe janë ndër më të mirat e vendit, mbajnë aktualisht vendet tre dhe katër në renditje. Ndeshja ka patur rivalitet por në fund kanë triumfuar tiranasit me rezultatin 3-1. Në fakt, takimi ka filluar mirë për volejbollistët shkodranë të cilët e kanë fituar lehtësisht setin e parë në shifrat 25-12. Të krijohet ideja se fitorja do ishte e lehtë për ta por nuk do ndodhë kështu.

Vllaznia, nesër në gjysmëfinale të Kupës ndaj Studentit

0

Pasditen e së mërkurës në Tiranë do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Në këtë kompeticion marrin pjesë katër ekipet më të mira të sezonit të kaluar dhe sipas shortit të paracaktuar, Vllaznia e Shkodrës do të ndeshet me skuadrën kampione në fuqi- Studentin.

Kraja: Të harrojmë Partizanin, tani duhet të fitojmë me Studentin

0
Sfida e humbur me Partizanin javën që shkoi në Shkodër me rezultatin 3-1, në fakt edhe mund të ishte shmangur nga volejbollistët e Vllaznisë të cilët shfaqën pasiguri në momente të caktuara të lojës. Megjithatë trajneri Ermal Kraja vijon...

Vllaznia për femra fiton, ndërsa meshkujt munden me set final

0

Pasditja e sotme ka dhuruar dy ndeshje të kampionateve kombëtare të volejbollit në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të qytetit të Shkodrës. E para ka qenë ndeshja e femrave në mes Vllaznisë dhe Minatorit të Rrëshenit. Vajzat shkodrane kanë luajtur më mirë dhe kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0. Ata kanë udhëhequr setet që nga fillimi teksa kanë fituar të parin me rezultatin 25-19, ndërsa në të dytin dhe të tretin epërsia ka qenë më e madhe dhe ato janë mbyllur në shifrat 25-13 dhe 25-14. Me fitoren e sotme Vllaznia duket se ka siguruar përfundimisht vendin e gjashtë në kampionat.

Adrian Mikopli: “Piacë” e madhe të drejtosh Vllazninë

0

Emërimi i tij në krye të ekipit të volejbollit të meshkujve të Vllaznisë është pritur mjaft mirë nga ana e tij. Në fakt, Adrian Mikopli e konsideron disi të parakohshme marrjen e një detyre të tillë por gjithsesi thotë se ndjehet i nderuar me të. "Ndoshta nuk e prisja tani sepse isha fokusuar tek puna me ekipin e vajzave të reja dhe pse jo, mbase edhe me të rriturat.

VIDEO/ Picaku: Vllaznia sivjet shumë e fortë, nesër synojmë fitoren me Partizanin

0
Vllaznia do te luaje neser ne Tirane ndaj Partizanit ndeshjen e rradhes per kampionat dhe sigurisht qe synimi i saj eshte per te tentuar marrjen e nje tjeter fitoreje, pavaresisht se do te luaje me skuadren kampione ne fuqi...

Tre volejbollistë të Vllaznisë grumbullohen me kombëtaren U22

0
Prej pak ditesh ne ambjentet e salles sportive "Feti Borova" në Parkun Olimpik të Tiranës vijojne përzgjedhjet e elementëve për Kombëtaren e Nën-22-vjeçarëve (U-22 - Meshkuj), nën drejtimin e trajnerit Ben Sako, por edhe Kombëtares së të rriturve, nën...

Anton Qafarena gati të lërë Vllazninë për të shkuar në Qipro

0

Një nga lojtarët e rinj më me perspektivë i volejbollit shkodran por edhe atij shqiptar, pikërisht Anton Qafarena, duket se është shumë pranë largimit nga kampionati shqiptar. 18 vjeçari ka spikatur në dy sezonet e fundit duke luajtur me Vllazninë dhe ishte kërkuar nga disa ekipe si të kampionatit tonë por edhe jashtë. Oferta e fundit mësohet të ketë ardhur për të nga një ekip i kategorisë së parë të Qipros. Lajmi konfirmohet nga burime pranë këtij lojtari. Ende s’ka asgjë zyrtare por skuadra qipriote mësohet se është interesuar për Qafarenën dhe se mund të bëhet e mundur lëvizja e tij nga Vllaznia në kampionatin e Qipros.

Vllaznia për meshkuj mundet 0-3 nga Studenti kryesues

0

Studenti kampion në volejboll për meshkuj fitoi mbrëmë 3-0 ndaj Vllaznisë në “Fahrie Hoti”, në ndeshjen e fundit të javës së tretë të Top Volej Ligës, një ndeshje që nisi rreth 60 minuta me vonesë. Por kjo nuk e pengoi skuadrën kryeqytetase të mposhte me lehtësi rivalët nga Shkodra, që megjithëse u përpoqën nuk arritën të përballojnë ritmin e diktuar nga Studenti. Në të 3 setet ishin volejbollistët e trajnerit Ylli Tomorri ata që patën epërsi në lojën e tyre, duke u shkëputur vazhdimisht dhe e merituan plotësisht fitoren.