Daniel Lekndreaj pikëshënuesi më i mirë i Kombëtares U-20

17 Korrik 2017

Basketbollisti i Vllaznisë Daniel Lekndreaj është shndërruar në lojtarin kryesor të kombëtares shqiptare U-20 e cila është duke zhvilluar ndeshjet eliminatore të vlefshme për Kampionatin Europian të Basketbollit, Divizioni B. Ky turne po zhvillohet në Oradea të Rumanisë.Në ndeshjen ndaj Maqedonisë, ndonëse kjo e fundit ka fituar në kohën shtesë me rezultatin 62-54, Lekndreaj ka rënë në sy për lojën e zhvilluar por edhe për shënimin e pikëve.

Ai ka arritur të shënojë 17 të tilla duke qenë pikëshënuesi më i mirë për ekipin tonë në këtë ndeshje. Sakaq, basketbollisti tjetër shkodran Rakaj nuk ka luajtur asnjë sekondë në këtë takim. Kuqezinjtë tanë kanë luajtur dy ndeshje deri më tani. Në të parën, Shqipëria ka mundur Maltën me rezultatin e thellë 92-61. Edhe në atë ndeshje Daniel Lekndreaj ka spikatur me lojën e tij por edhe me 19 pikët e shënuar që kanë ndihmuar në arritjen e fitores nga ekipi ynë kombëtar. Basketbollisti tjetër i Vllaznisë Rejdi Rakaj ka luajtur vetëm 7'49" dhe ka arritur të shënojë 5 pikë. Shqipëria do të luajë edhe dy ndeshje, ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë dhe ka pretendimet e saj për t'u kualifikuar. Trajneri Mikel Serbo duket mjaft optimist për këtë dhe natyrisht që paraqitjet e deritanishme të ekipit të drejtuar prej tij, kanë bindur. Në veçanti ato të Daniel Lekndreajt, basketbollistit 20 vjeçar shkodran i cili është grumbulluar edhe me kombëtaren e të rriturve kohët e fundit, pikërisht nisur nga aftësitë që ai zotëron.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree