Xhuli Shestani ka nostalgji për kohën kur luante basketboll

26 Gusht 2017

Një nga emrat më të njohur të basketbollit të femrave në Shkodër por edhe në Shqipëri, padyshim që është Xhuli Shestani. Ajo njihet nga të gjithë për klasin e lartë që ka shfaqur në vitet kur luante për ekipin e Vllaznisë por edhe kombëtaren shqiptare.

Në një postim të bërë para pak ditësh në faqen e saj personale në facebook, ajo shkruan: "Nostalgji....Ahhh sikur koha te kthehej mbrapa". Në fakt përveç dëshirës së saj për t'u rikthyer edhe njëherë në parket, besoj se të njëjtën dëshirë do të kishin edhe sportdashësit për ta parë duke luajtur sërish. Natyrisht edhe brezi i ri i basketbollisteve që duhet të shohin tek Xhuli shembullin e përkushtimit dhe pasionit për këtë sport. Aktualisht ajo kryen rolin e trajneres së ekipit të të rejave të Vllaznisë por njëkohësisht është edhe zëvendëstrajnere e kombëtares U-16.
© shkodrasport.com

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree