Vllaznia nuk është ende e plotë

01 Shtator 2017
Author :  

Opinion nga Bardh Maçi

A eshte merkatoja e Vllaznise e mire dhe e mjaftueshme per te mos e diskutuar mbijetesen dhe per te luftuar per Kupat e Europes? E para, Vllaznia nga sezoni i kaluar ka "humbur" disa lojtar, per mu ma te rendesishmit ishin largimet e dy talentëve Hebaj dhe tani se fundmi Vecaj, ndersa largimet tjera per mendimin tim nuk i kan ba shume dem Vllaznise.
Atehere flasim per afrimet, Edon Hasani, Gilman Lika, Erjon Vucaj, Atsina dhe Orelesi. A jane te mjaftueshme keto afrime? une mendoj se nuk jane.

 

Perveç repartit te mesfushes qe eshte forcuar shume vetem ne qender, sepse ne krahe Vecaj qe ishte alternativa per Liken dhe Çinarin u largua, asnje repart tjeter s'ka pase afrime cilesore qe bajne diferencen.
Per shembull, sulmi do te jete problem per gjate gjithe sezonit, pasi edhe Atsina qe eshte i vetem, nuk njihet 100% çfar vlerash ka per nje kampionat te veshtire nga te gjitha drejtimet si ky i yni dhe duhej me çdo kusht te blihej nji tjeter sulmues si p.sh Guri apo edhe ndonje tjeter. Mbrojtja per momentin po themi eshte e plotesuar deri diku, por duhej me çdo kusht te blihej nje mbrojtes i majte qe te dublohet Marku, per shembull kishin Hakajn dhe e lane me ik te Teuta pasi u largu nga Partizani. Ne krahun e djathte jane Gurishta dhe Gocaj, ne qender te mbrojtes duhej te blinin një tjeter me cilesi, sepse nuk kalohet kampionati me dy mbrojtes qendre si Orelesi dhe Pjeshka. Me sa di une jane marre disa lojtar nga grupmoshat, por ata do ta kene te veshtire ta perballojne kampionatin ne vazhdimesi, pasi ata mund te aktivizohen vetem ne ndeshje te veçanta por jo te gjithe sezonin.
Ky asht mendimi im.

399 Views
Administrator
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree