Federata Shqiptare e Futbolli heq detyrimet financiare të klubeve

13 Shtator 2017

Federata Shqiptare e futbollit ka dalë me një njoftim, ku njofton se tashmë asnjë klub nuk do të paguajë më për pjesëmarrjen në kampionat. Për shumë klube ky është një lajm i mirë, pasi shpesh jemi mësuar të dëgjojmë për klube që nuk përfshihen në kampionat për shkak të pamundësisë për të paguar taksën e regjistrimit në kampionat.

“Klubet shqiptare të futbollit nuk do të paguajnë më për pjesëmarrjen e tyre në kampionatet e futbollit, por kuota përkatëse do të përballohet tërësisht nga financat e FSHF-së. Kështu ka vendosur sot Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, i cili në mbledhjen e radhës kaloi si vendim heqjen e kuotës së pjesëmarrjes së klubeve, nga ky sezon e në vazhdim. Për pjesëmarrjen në gara do të jetë FSHF e cila do të përballojë financat. Komiteti Ekzekutiv i FSHF mori vendim që zgjidh tani e një vijim klubet nga një detyrim i tillë. Kështu, klubet pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë dhe të Dytë nuk do të paguajnë më Kuotën e Pjesëmarrjes. Nga ky vendim kane perfituar ekipet Vllaznia A, Vllaznia B, Ada dhe Veleçiku. Sidomos per keto dy te fundit, ky eshte nje vendim qe do t'i ndihmoje jo pak nisur nga problemet financiare qe i kane shoqeruar vazhdimisht keto vitet e fundit.
© shkodrasport.com

 

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree