Starton Kupa e Shqipërisë. Zbresin në fushë 32 ekipe

13 Shtator 2017

Pasditen e sotme do të zhvillohen ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Vllaznia siç dihet, do të luajë në Krujë ndaj Kastriotit vendas. Përveç kësaj ndeshje, do të luhen edhe 14 të tjera dhe në këtë mënyrë ky kompeticion do të nisë të marrë rrugë ashtu siç ndodhi edhe me kampionatin. Ja kalendari i plotë i ndeshjeve që do të luhen sot:

 

E mërkurë, më 13 shtator, ora 16:00

Grupi A
Egnatia-Kukësi
Tërbuni-Teuta
Kastrioti-Vllaznia
Besa-Tirana
Iliria-Kamza
Shënkolli-Besëlidhja
Burreli-Erzeni

Grupi B
Naftëtari-Partizani
Elbasani-Luftëtari
Sopoti-Laçi
Dinamo-Flamurtari
Turbina-Korabi
Apolonia-Lushnja
Tomori-Bylisi
Shkumbini-Pogradeci

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree