Vllaznia e plotë drejt Krujës. Cungu i druhet ndonjë të papriture

13 Shtator 2017

Takimi i pasdites së sotme ndaj Kastriotit të Krujës, i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë, u duk se do të merrej lehtë nga Vllaznia madje në media u pasqyrua edhe një formacion i mundshëm që do dilte në fushë. Në të ishin të përfshirë kryesisht lojtarët e stolit por në fakt nuk do të jetë kështu.

Drejt Krujës në autobuzin e ekipit, trajneri Cungu ka marrë me vete thuajse të gjithë kontigjentin e lojtarëve. Ka lënë në Shkodër Tafilin, Pjeshkën e Gurishtën që kanë probleme të vogla dëmtimesh ndërsa pjesa tjetër, përfshi edhe Likën, Vucajn, Hasanin e të tjerë, ka udhëtuar për këtë ndeshje. Ende nuk dihet se kush do të jetë në 11-she megjithatë stafi teknik mesa duket kërkon që të jetë i vëmendshëm ndaj ndonjë të papriture dhe për këtë arsye, nuk do të tolerojë aspak.

© shkodrasport.com

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree