Kuqeblutë, ja formacioni me të cilin do të luajë ndaj Kastriotit

13 Shtator 2017

Shumë pak supriza në formacionin e Vllaznisë në ndeshjen që do të nis pas pak minutash në Krujë ndaj Kastriotit, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Në krahasim me sfidën e para tre ditëve ndaj Lushnjës, ka patur vetëm 2 ndryshime. Të tjerët janë po ato. Duke filluar nga Selimaj në portë e me rradhë, Gocaj, Orelesi, Gurishta e Marku në mbrojtje.

Në mesfushë ndërkohë do luajnë Krymi, Bardulla e Vucaj, me Çinarin e Kalajën në krahë ndërsa në majë të sulmit do jetë sërish Atsina. Trajneri Cungu siç shikohet ka lënë pushim vetëm Likën e Hasanin dhe në vend të tyre janë aktivizuar Çinari e Kalaja. Pikërisht ky formacion tregon më së miri faktin se kuqeblutë i druhen ndonjë të papriture dhe për këtë arsye, do të kërkojnë të mbyllin gjithçka sa i takon kualifikimit që ditën e sotme. Ndeshja do te nise ne oren 16.00.

© shkodrasport.com

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree