Sulmuesi shkodran Mujeci kalon në Gjeorgji dhe e nis me gol

13 Shtator 2017
Author :  

Pas aventurave të kaluara në Letoni e Bullgari, sulmuesi shkodran Ndue Mujeci tashmë ka nisur një të re.Bëhet fjalë për një kontratë që ai ka firmosur me klubin nga Gjeorgjia, FC Saburtalo. Një zgjidhje disi e pakuptimtë por 24 vjeçari shkodran bashkë me menaxherin e tij, janë të kënaqur me zgjedhjen e bërë.

 

Dhe paraqitjet e Mujecit në kampionatin gjeorgjian kanë nisur mbarë. Në ndeshjen e fundit, atë ndaj ekipit Dinamo Batumi, skuadra e shkodranit ka fituar me rezultatin e thellë 5-0 dhe golin e fundit të këtij takimi e ka shënuar pikërisht ai. Një nisje e mbarë dhe natyrisht që sulmuesi bjond premton të tjerë gola për ekipin e tij të ri.

© shkodrasport.com

901 Views
Tag :
Administrator
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree