Një kartvizitë shkodrane që duhet korigjuar

26 Shtator 2017
Author :  

Opinion nga Roland Luçi
Thuhet se kartivizitat e nje shteti jane doganat, pikat hyrese kufitare. Dhe me te drejte se atje dynden se pari te huajt para se te shkelin shtetin perkates. Ashtu si shteti ka "kartvizitat" e tij, ashtu dhe çdo qytet ka te vetat e meqe dogana qytetet tona per fat te mire nuk kane, megjithe tendencat idiote idealizuese seperatiste te se kaluares ne disa krahina, atehere "kartvizitat" e tyre i bie te jene vendet me te vizitura, me te shkelura e te preferuara si per qytetaret e vet, ashtu dhe turistet e brendshem dhe te huaj.

 

E ketu mund te numrojme qendrat kulturore e historike te Shkodres, por me shume ato sportive. Stadiumi i ri i qytetit eshte nje magnet vizitoresh te qytetit, republikes dhe te huaj, e nje shkalle poshte tij eshte dhe stadiumi "Reshit Rusi". Edhe ketu luhet loja e dashur per shkodranet, futbolli qe mbledh aty femije, te rinj, te rritur, prinder e dashamires te kesaj loje "te lashte" ne Shkoder, por her pas here dhe te huaj. Pra eshte nje nga kartivizitat e verteta te qytetit te lashte e duhet ta prezantonte sa me kendshem, bukur e terheqes ate. Para nje muaji folem per gjendjen materiale mizerabel te stadiumit ku zhvillohen aktivitetet futbollistike e sot duke marre si te kapercyer ate situate marr shkak nga nje panorame tejet e pakendshme rreth tij, nje mbetje nga kaosi e rremuja tranzitore e qytetit, pamjet kandahariane te pallateve qe rrethojne stadiumin. Dhe aq me teper bie ne sy nje kontrast i tille kur ne ate stadium organizohet nje aktivitet nderkombetar si ky i fundit i takimit te veteraneve te Vllaznise dhe Finlandes, ne vetvehte nje ide e mire dhe per tu pershendetur.
Por pse duhet tu prezantojme te huajve nje pamje aq te pakendshme, nga me te parregulltat e qytetit, kur mund tu servirnim me teper kulture, pasterti e hijeshi. Prandaj vepro Kryetare, vepro o komunitet shkodran se je vertet me i kulturuar se sa te krijohet pershtypja nga pamja aty, Vllaznia eshte akoma ne administrimin e Bashkise dhe ajo bashke me ambientin perreth duhet te jene vertet nje kartvizite e denje e metropolit te veriut. Dhe nje suvatim e lyerje e pallateve aty pari vlen shume, estetikisht te pakten.
Nuk kushton dhe aq dreqi e mori...

304 Views
ShkodraSport
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree