Situatë kaotike, kush mban përgjegjësi tek Vllaznia?

03 Tetor 2017
Author :  

Opinion nga Endri Çinari

Vllaznia e Shkodrës pas një starti të mirë të sezonit ku arriti të merrte një fitore në javën e parë përballë Lushnjës në transfertë 0-2 u duk se do ishte ndryshe nga ajo e sezonit të kaluar.

Gjithashtu futbollistët e ardhur në merkaton e verës si Lika, Hasani, Vucaj apo Orelesi që janë të njohur për futbollin shqiptar sollën një frymë pozitive në Shkodër.
Por gjithçka është “përbysur” brenda 4 javëve të para të kampionati ku Vllaznia pas fitores me Lushnjën ka marrë 2 humbje dhe një barazim. Rezultate që të vëwnë në kategorinë e ekipeve që luftojnë për mbijetesë. Tek Vllaznia situata nuk po merr drejtimin e duhur ku prej disa kohësh nuk po merren përgjegjësitë nga asnjë pjesëtarë i stafit teknik.
Trajneri Armando Cungu me autoritetin që e karakterizon deri në këto momente çdo gjë dhe përgjegjësi e ka hedhur mbi futbollistët dhe jo mbi veten apo stafin e tij.
Një gjëe tillë duket e pakuptimtë, që trajneri mos të marrë asnjë përgjegjësi për humbjet dhe paraqitjet e dobëta të ekipit të tij.
Për momentin stoli i Cungut duket i palëkundur por historia na mëson se janë hequr trajnerë që janë shpallur kampionë e jo më trajnerë që luftojnë çdo vit për mbijetesë. Ndoshta faji për këtë situatë tek kuqeblutëw nuk është vetëm tek Cungu por edhe te drejtuesit e lartë sipër tij. Kjo pasi shpesh ka pasur polemika tëCungut me drejtuesit për afrim ose jo të disa lojtarëve në ekip. Përveç faktit që Cungut nuk i janë plotësuar dëshirat për afrimin e ndonjë lojtari të mundshëm atij i janë imponuar lojtarë që duhet të merreshin se s’bën në ekip. Një rast i tillë ishte ai i belgut Landry Mulemo sezonin e kaluar ku Cungu u shpreh kundër këtij lojtarit por ishin drejtuesit që detyruan trajnerin që mbrojtësi të ishte në ekip.
Kjo mungesëw harmonie mes stafit teknik dhe atij drejtues duket se lë edhe pasoja tek ekipi në fushën e lojës. Përgjegjësi për situatën nuk po merr askush, por shtrohet një pyetje, kush do mbajë pwrgjegjësi në qoftë se Vllaznia bie nga kategoria?

469 Views
ShkodraSport
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree