Stafi i ri i Vllaznisë, ja kush janë tre ndihmësit e Ernest Gjokës

Tetor 20th, 2017
Që nga dita e djeshme, ashtu siç është bërë e ditur, në krye të ...

Vllaznia- Partizani luhet të dielën në orën 14.00 në "Loro Boriçi"

Tetor 20th, 2017
U mendua që ndeshja Vllaznia- Partizani e vlefshme për javën e shtatë ...

Polizoi Arbri: Drejtuesit e Vllaznisë zgjodhën njeriun e duhur

Tetor 20th, 2017
Dy sezone më parë ka qenë pjesë e Vllaznisë dhe ka lënë një ...

Hamdi Salihi i papërmbajtshëm. Sot shënoi 4 gola në Austri

Tetor 20th, 2017
Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi nuk ndalet në Ligën e dytë në Austri. ...

Armando Cungu jep dorëheqjen por ka diçka për të thënë

Tetor 19th, 2017
Armando Cungu nuk është më trajneri i Vllaznisë. Sot ai ka dhënë ...

Vllaznia gjen trajnerin e ri. Ai është Ernest Gjoka

Tetor 19th, 2017
Vendi i lënë bosh nga Armando Cungu nuk ka mbetur shumë i tillë. ...

Ndeshja Vllaznia- Partizani mund të luhet në "Reshit Rusi"

Tetor 18th, 2017
Ndeshja e vlefshme për javën e shtatë të Superligës, ajo në mes ...

KATEGORIA E PARE

Qamil Bajrami braktis sportin dhe largohet jashtë vendit

05 Tetor 2017
Author :  

Largimi i sportistëve cilësorë nga Shkodra dhe Shqipëria vijon sërish. Pas largimit të disa boksierëve e volejbollistëve cilësorë, rradha i ka ardhur një tjetër sportisti kampion për ta ndërmarrë një hap të tillë. Bëhet fjalë për mundësin Qamil Bajrami. Dy herë kampioni i Shqipërisë ka vendosur të ndërpresë karrierën sportive dhe të largohet jashtë vendit për të synuar një jetë më të mirë sepse e ka parë që me sport nuk siguron asgjë.

Ky padyshim që është një nga absurditetet e sportit shqiptar aktualisht. Ndonëse jemi në vitin 2017, ndonëse vetëm pak muaj më parë doli një ligj i ri për sportin, sërish asgjë nuk ka ndryshuar për sportistët elitarë. Ata vazhdojnë të fitojnë tituj kampionë, vazhdojnë të përfaqësojnë denjësisht vendin edhe në aktivitetet ndërkombëtare megjitatë përfitimi financiar i tyre është thuajse i papërfillshëm. Kështu ndodhi edhe me Qamil Bajramin, një nga mundësit më të mirë të vendit. Pavarësisht stërvitjes së tij në kushte skandaloze, ia ka dalë të shpallet dy herë kampion i Shqipërisë duke treguar vlerat e tij më të mira dhe duke rikthyer periudhën e sukseseve të mundjes shkodrane me aq shumë traditë. Por puna shumëvjeçare e trajnerëve Nazmi Elezi dhe Dedë Bregu për të nxjerrë këtë sportist, tashmë është shumëzuar me zero.

Ata e kanë shumë të vështirë ta zëvendësojnë Qamil Bajramin sepse me të dhënat e tij ka pak sportistë. Për këto arsye, sidomos në Shkodër nuk na mbetet gjë tjetër veçse t'i gëzohemi sukseseve momentale të sportistëve cilësorë të saj dhe më pas, të mërzitemi për largimin e tyre jashtë vendit, shumica madje duke e braktisur përfundimisht sportin.

www.shkodrasport.com

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree