Miqësorja e basketbollit, Vllaznia mund 67-57 Partizanin

05 Tetor 2017

Pasditen e sotme është zhvilluar në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" ndeshja miqësore e basketbollit për meshkuj në mes ekipit të Vllaznisë dhe atij të Partizanit. Kjo ka qenë miqësorja e parë për kuqeblutë e trajnerit Gjeçaj në prag të sezonit të ri. Skuadra shkodrane e ka dominuar ndeshjen nga fillimi e deri në fund dhe ka arritur ta fitojë atë me rezultatin 67-57.

Siç dihet, sivjet ajo ka një përbërje krejtësisht me lojtarë vendas dhe do ta nisë kampionatin pikërisht me to. Në miqësoren e sotme baza e ekipit kanë qenë Berdica, Bekteshi, Ndoja, vëllezërit Lekndreaj, Shabani, Faslija por edhe Arra, Rakaj, Shaqiri, Kuçi e të tjerë. Vllaznia e ka mbyllur periodën e parë në shifrat 17-13 dhe po ashtu edhe të dytën 18-18 duke e ruajtur diferencën e krijuar në 10 minutëshin e parë. Ajo është ruajtur edhe në të tretën ndërkohë që në të katërtën e ka thelluar duke e mbyllur krejt takimin me 10 pikë epërsi, 67-57. Partizani mendohet të jetë një nga ekipet pretendente të këtij sezoni dhe sot ka patur dy mungesa të rëndësishme prandaj dhe shkodranët nuk kënaqen shumë me fitoren e arritur sepse e kanë të qartë që kampionati i ri do të ketë vështirësitë e veta ngaqë stërvitja ka filluar me shumë vonesë. 

© shkodrasport.com

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree