Gjeçaj befason me deklaratën e tij. Synojmë vendin e pestë

06 Tetor 2017

Miqësorja e djeshme e fituar ndaj Partizanit nuk e ka ngrohur aq sa duhet trajnerin e Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Bledar Gjeçaj në një prononcim për "Shkodra Sport" ka bërë të ditur se ekipi i tij ka probleme sa i takon përgatitjes dhe për këtë arsye, nëse ai arrin të renditet në vendin e pestë, për të siguruar qëndrimin në grupin A, do të jetë i kënaqur.

"Vërtetë fituam me Partizanin por skuadra shfaqi probleme. Natyrisht që në lojën në tabelë do të kemi probleme. E atë edhe vetë disa prej lojtarëve patën probleme me ngarkesat fizike dhe nuk ishin në gjendje ta përballonin ritmin e lojës. Prej saj do të vazhdojmë të vuajmë, sidomos në 5-6 ndeshjet e para të kampionatit. Synimi jonë është që të renditemi në mes pesë ekipeve të para për të siguruar qëndrimin në mes ekipeve më të mira. Të mos harrojmë se pas Tiranës, në luftë për vendin e dytë do të jenë ekipe si Partizani, Kamza dhe Teuta dhe ne duhet të jemi mes tyre. Fazën e dytë pastaj shpresojmë që duke patur më shumë kohë në dispozicion për t'u përgatitur, të bëjmë një paraqitje më të mirë"- ka thënë ai. FSHB ka vendosur që kampionati të fillojë më 13 tetor dhe për këtë arsye kuqeblutë nuk kanë shumë kohë në dispozicion për t'u bërë gati prandaj dhe trajneri Gjeçaj sheh vështirësi në javët e para.
© shkodrasport.com

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree