Hidhet shorti, Vllaznia pret Teutën në javën e parë

09 Tetor 2017

Është hedhur sot në mesditë shorti i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për meshkuj e femra. Në praninë e përfaqësuesve të disa prej klubeve dhe shoqatave sportive, skuadrat kanë mësuar radhën e përballjeve në kampionat si dhe ndarjen e grupeve.

FSHB ka bërë me dije se sezoni i ri do të nisë këtë fundjavë, më datat 13-14 tetor, me takimet e javës së parë, për të vijuar më pas normalisht kampionatin çdo fundjavë. Sipas shortit të hedhur, ekipi i meshkujve të Vllaznisë këtë fundjavë do të presë në Shkodër Teutën ndërkohë që femrat do të presin Studentin.Në total janë 11 skuadra për meshkuj, të ndara në dy grupe, Superliga dhe Kategoria e parë. Ndërsa për femra janë 10 skuadra, të ndara në dy grupe, A dhe B. Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, ku katër të parat shkojnë në play off. Kampionati rezervon që në javën e parë përballjen “big” te femrat mes Tiranës e Goga Basket, dy skuadra pretendente për titullin kampion.
Superliga – Meshkuj
(java e parë)
Kamza Basket – Partizani
Vllaznia – Teuta
Eagles Basket – Tirana

Kategoria e Parë – Femra, Grupi A
(Java e parë)
Flamurtari – Skënderbeu
Vllaznia – Studenti
Tirana – Goga Basket

© shkodrasport.com

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree