"Vllaznia B" gati për transfertën e rradhës. Këtë herë drejt Peshkopisë

10 Tetor 2017

Të shtunën do të luhen ndeshjet e javës së katërt të kampionatit të kategorisë së parë dhe "Vllaznia B" do të luajë sërish në transfertë. Ky është kalendari për të. Pas ndeshjeve të luajtura në Rrogozhinë dhe Pukë, këtë herë do të luajë përsëri jashtë Shkodrës. Madje shumë më larg se në dy takimet e tjera.

Do t'i duhet të udhëtojë drejt Peshkopisë ku do të ndeshet me Korabin vendas. Në katër ndeshje, tre jashtë fushe, padyshim që nuk është një kalendar i mirë megjithatë kjo nuk mundet të ndryshojë dhe për këtë arsye, kuqebluve të drejtuar nga trajneri Ervis Kraja nuk i mbetet gjë tjetër veçse të bëhet gati për këtë sfidë. Aktualisht "Vllaznia B" ka arritur të grumbullojë vetëm një pikë dhe do të tentojë të marrë të tjerat ditën e shtunë ndaj Korabit. E vështirë por jo e pamundur. Skuadra ka elementin e duhur me të cilin mundet t'ia dalë.
© shkodrasport.com

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree