Java e tretë e femrave, tre ekipet shkodrane "prenotojnë" fitoret

11 Tetor 2017
Author :  

Kampionati kombëtar i futbollit të femrave këtë fundjavë do të luajë ndeshjet e javës së tretë të tij. Interesant është fakti se të tre ekipet shkodrane që janë pjesmarrëse në të, pritet t'i fitojnë ndeshjet e rradhës, ose të paktën ky është objektivi i tyre. Natyrisht që në qendër të vëmendjes është Vllaznia, kampionia në fuqi e vendit dhe pretendentja kryesore edhe për këtë kampionat.

Ajo do të luajë ditën e shtunë në Kamëz ndaj ekipit Tirana AS dhe vajzat kuqeblu të drejtuara nga trajneri Nikolin Leka do të kërkojnë fitoren e tretë në kampionat. Të njëjtën gjë do të kërkojë edhe ekipi i Akademisë Ajaks. Ai do të luajë në Durrës ndaj Teutës vendase megjithatë trajneri Arben Parmeza dhe vajzat që drejton, do të kërkojnë dhe ata fitoren e cila do të ishte e treta dhe do t'i mbante në krye të renditjes bashkë me Vllazninë. Sakaq edhe Juban Danja do të luajë vetëm për fitore këtë javë. Pas triumfit javën e dytë me shifrat e thella 11-0 ndaj Bilisht Sportit, këtë herë do të presë në Shkodër ekipin e Skënderbeut dhe padyshim që objektivi do të jetë fitorja edhe ndaj tij. Skuadra e drejtuar nga Nikoll Gjergji ka bërë një hap të gabuar në javën e parë ndaj Akademisë Ajaks megjithatë po mundohet ta korigjojë atë dhe për këtë arsye, do të tentojë të fitojë në këtë takim të rradhës. Në këtë mënyrë, tre ekipet shkodrane të futbollit të femrave duket se do të jenë protagonistet kryesore edhe në sezonin e ri. Vërtetë Vllaznia është lider në këtë kampionat prej vitesh megjithatë edhe ekipet e Akademisë Ajaks dhe Juban Danjes po mundohen ta thonë ashtu si duhet fjalën e dhe kjo tregon edhe njëherë tjetër se futbolli i femrave në vendin tonë flet vetëm në gjuhën e vajzave shkodrane.

© shkodrasport.com

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree