Shkodra mirëpret edhe kampionatin e boksit për 18 vjeçarët

11 Tetor 2017

Pas organizimit shumë të mirë që i bëri kampionatit kombëtar të të rriturve pak kohë më parë, Federata Shqiptare e Boksit i ka besuar Shkodrës organizimin edhe të kampionatit të 18 vjeçarëve. Në fakt plani nuk ka qenë kështu. Drejtuesit e Federatës kishin zgjedhur Tiranën për zhvillimin e tij por në kryeqytet duket se nuk preokupohet askush për boksin.

Problemet e ndryshme që mund të kenë hasur në organimin e këtij kampionati, i kanë bërë ata të mendojnë për zgjidhje të tjera dhe ndonëse kanë menduar edhe për ndonjë qytet tjetër por askush "nuk i ka dalë për zot". Në këto kushte, është biseduar me drejtuesit e Sportklub Vllaznia dhe është rënë dakord që edhe ky kampionat të zhvillohet në Shkodër. Ai do të nisë ditën e dielë më datë 15 tetor dhe do të zgjasë tre ditë. Pritet që rivalë kryesorë për fitimin e titullit kampion të jetë Vllaznia por edhe "Arena" si ekip kampion në fuqi që është për këtë grupmoshë.
© shkodrasport.com

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree