Olsi Sokoli do vendosë drejtësi sot në Vllaznia- Flamurtari

12 Tetor 2017

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publik edhe emrat e arbitrave që do të gjykojnë ndeshjet e sotme të vlefshme për javën e pestë të Superligës shqiptare. Kështu, në ndeshjen që do të luhet në orën 14.00 në stadiumin "Loro Boriçi", atë Vllaznia- Flamurtari, arbitër kryesor do të jetë tiranasi Olsi Sokoli.

Ndërsa asistentë do të jenë Egin Doda dhe Ani Kociaj po nga Tirana ndërsa arbitër i katërt Blerim Ziri nga Fushë- Kruja. Natyrisht që shkodranët dëshirojnë dhe presin që arbitrimi të mos ndikojë në fatet e ndeshjes dhe në fushë të fitojë skuadra më e mirë. Përgjithësisht në katër javët e para të kampionatit, Vllaznia nuk ka patur probleme me arbitrimet dhe kështu shpresojnë të ndodhë edhe në javët e ardhshme.

© shkodrasport.com

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree