Cungu: Ne po godasim veten. Kemi 5 ndeshje që dhurojmë gola

12 Tetor 2017

Barazimi i sotëm ndaj Flamurtarit ka zhgënjyer trajnerin e Vllaznisë Armando Cungu. Jo për dy pikët e lëna ndaj një skuadre si ajo vlonjate por më tepër për gabimet e bëra si në lojën mbrojtëse ashtu edhe në sulm, çka ka bërë që kuqeblutë të mos marrin më shumë sesa një barazim 1-1 në këtë 90 minutësh.

“Të them të drejtën, edhe duke pasur parasysh kundërshtarin, që ishte shumë i mirë, me kualitet brenda dhe alternativa, nuk ishte e lehtë për ta mundur. Mendoj se Vllaznia ishte shumë më superiore, krijoi më shumë volum loje dhe pati më shumë mundësi shënimi. Ne gabojmë dhe godasim veten, nëse jetojmë me çdo situatë loje, nuk mund t’ia krijojmë mundësi të tilla kundërshtarit. Në të vetmin moment të rrezikshëm të kundërshtarit erdhi goli. Kontrolluam lojën, pjesa e parë ishte shumë e mirë, luajtëm nga krahët, duke u futur edhe në zonë. Në përgjithësi jam i kënaqur me lojën por jo me pikët”- eshte shprehur ai.
Për kujdesin në rritje të skuadrës me kalimin e minutave
“U dukëm më të kujdesshëm por patëm probleme me dëmtimet, si Ribaj, Marku e Çinari, na ra ritmi dhe në këto kushte u detyruam të bëjmë ndërrimet tona, duke u munduar që të freskonim lojtarët. Këto janë mundësitë tona, nuk kishim alternativa në sulm, përdorëm lojtarët e krahëve”.
Për mungesën e lojtarit-gol
“Kjo është mundësia jonë, këto kemi në dispozicion. Deri në janar shpresojmë të japim maksimumin duke shpresuar që nuk janë vetëm sulmuesit, duhet  të punojmë si ekip, të punojmë për të shënuar golin. Por nuk është e ndaluar të shënojmë me të tjerët. Në kohën e duhur edhe mund të shënonim, kishim mundësi të mira edhe sot. Kjo është situata, do presim deri në janar, por edhe aty e vakët është mundësia për të gjetur lojtarin e duhur”.
Për rënien fizike në minutat e fundit
“Kemi ekipi që prej 5 javësh u kemi dhuruar gola kundërshtarëve, jo se ata na kanë krijuar probleme, por kemi bërë ne gabime. Jam dakord se kemi rënë në aspektin fizik, ekipi krijoi volum në pjesën e parë dhe ra gjendja edhe në individë të caktuar, pasi jam i ndërgjegjshëm se lojtarët kishin probleme. Ekipi vetëm 7 ditë ka bërë stërvitje të plotë me dy seanca, të tillë ishin mundësitë. Presim edhe përmirësim në aspektin mbrojtës për të zgjidhur situatat më thjeshta”.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree