LUP-JAVA, VLLAZNIA ME GJOKEN, GJEN RITMIN

01 November 2017
Author :  

Laçi dhe Kamza, në përballjen e tyre në Laç, mbyllën javën e tetë të Superiores shqiptare. Dueli, edhe pse nuk u ngjit në nivelin e pritur, në fund pati një fitues. Dhe ai është Kamza që, me Plakun e rilindur shënoi katër minuta nga përfundimi i kohës së rregullt. Kandidaturë e fortë për të synuar Europën. Kurbinasit, pa stabilitet. Në krye, hap para dhe Flamurtari.

Duro "revanshon" ish-skuadrën e tij Partizanin, tashmë në duar të pasigurta. Italianët e kanë “mbushur kupën", por "shkresa" drejt tyre ende nuk po mbërrin. Edhe tifozët duket se e kanë humbur durimin. Befason Vllaznia, ndërsa me Gjokën në timon duket se ka gjetur ritmin. Së paku për këtë javë, teksa ndali në një barazim me shumë gola pikërisht Kukësin. Pretendent për titull. Këtij i thonë revansh. Flasim për teknikun Gjoka, padrejtëisht i larguar nga Kukësi. Me një medalje kampioni varur në qafë. Siklet...! Zgjohet Lushnja. Madje me fitoren ndaj Teutës bëri dy "bëma". Ktheu në 90 minuta ndeshjen në favor të saj dhe e dyta, bëri lëmsh klubin durrsak që kurrësesi nuk e lëshon Maganin. Sefa, lider verdhëjeshil. Kaotizëm i stërzgjatur te Teuta. Të gjithë mendjen te ndeshja e Beogradit. Jo vetëm kampi bardhekuq. Janë të tërë shqiptarët në "këmbë". Për kampionat, ata, “ujqërit" duket se nuk dinë dhe nuk duan të lëshojnë aspak. Forcën e tyre këtë javë e provoi Luftëtari që, nga ana e tij turfullon prej javësh në fund. Lika, me mision të vështirë. Për Skënderbeun në këtë rast vlen urimi: Faqebardhë në Beograd!!!

326 Views
Tag :
ShkodraSport
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree