Katër basketbolliste të Vllaznisë grumbullohen në kombëtare

04 November 2017

Vllaznia në basketboll për femra vërtetë nuk ndodhet mirë në renditje dhe nuk është pretendente për fitimin e trofeve por në përbërje të saj ka lojtare të talentuara. Dhe ajo që është më interesantja ka të bëjë me atë se spikasin disa lojtare të reja. Ato janë vetëm 16-17 vjeçe dhe jo vetëm po luajnë me sukses në ekipin e parë por tashmë janë grumbulluar edhe në kombëtaren e të rriturave.

Bëhet fjalë për Bernarda Rreshpjen dhe Silvi Sinanin. Të dyja ato janë të datëlindjes 2001 (vetëm 16 vjeçe) megjithatë ato vlerësohen shumë për talentin që zotërojnë. Dhe trajneri i kombëtares Viron Toska i ka grumbulluar edhe ato në qytetin e Vlorës, ku ekipi po përgatitet për eliminatoret e Kampionatit Europian të Basketbollit të vitit 2019 (Eurobasket ëomen 2019). Shqipëria ndodhet në Grupin C, së bashku me Rusinë, Hungarinë dhe Lituaninë, një grup ferri për vajzat kuqezi, pasi luajnë përballë disa prej skuadrave nga më të forta në kontinent. Më datat 11 dhe 15 nëntor, kombëtarja do të luajë dy nga 6 takimet e këtij grupi (dy të tjerat luhen në shkurt 2018 dhe dy të fundit në nëntor 2018), ku fillimisht do të mbërrijë në kryeqytet kombëtarja e Rusisë dhe më pas Shqipëria do të luajë në Hungari. Përveç këtyre dy vajzave të reja të Vllaznisë, janë të grumbulluara edhe dy basketbollistet me përvojë, Edona Berranija dhe Orjeta Basha. Jo keq, 4 sportiste shkodrane në kombëtare.

© shkodrasport.com

 

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree