Kapiteni Berdica s'di "të plaket". Është pikëshënuesi më i mirë ndaj Kamzës

05 November 2017

Fitorja mbrëmjen e djeshme ndaj Kamza Basket ka qenë shumë e rëndësishme për ekipin e Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Kjo ngaqë luhej ndaj një rivali direkt dhe për këtë arsye, duhej patjetër fitorja në mënyrë që ky kundërshtar të luhej përfundimisht poshtë në renditje dhe kuqeblutë ndërkohë me këtë fitore, siguronin pozitat në mes katër ekipeve më të mira.

Sakaq, për t'u veçuar është fakti se në këtë ndeshje, protagonisti kryesor i këtij suksesi të shkodranëve ka qenë kapiteni Ervin Berdica. Ai ka arritur të shënojë plot 28 pikë. Ndonëse 32 vjeç, kapiteni i kuqebluve duket se nuk ka ndër mend të plaket por çdo ditë e më tepër shfaqet protagonist me Vllazninë.

 

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree