Kraja: Ata që duan të luajnë me Vllazninë, më parë të kalojnë provën me "B"-në

10 November 2017

Pasditen e nesërme në "Reshit Rusi" do të luhet ndeshja miqësore në mes ekipit Vllaznia A dhe Vllaznisë B. Një takim i cili do t'u shërbejë trajnerëve të të dy ekipeve për të parë gjendjen e futbollistëve në prag të ndeshjeve të rradhës. Por, njëkohësisht, do të jetë një mundësi e mirë që trajneri Ernest Gjoka të shohë edhe ndonjë element të ekipit të dytë që mund t'i shërbejë në të ardhmen.

Por nga ana tjetër, edhe trajneri i "Vllaznia B" Ervis Kraja ngre një shqetësim. Për "Shkodra Sport" ai do të shprehej: "Disa nga futbollistët të cilët kanë shkuar tek ekipi i parë, në vend që të vinin duke e rritur performancën, ato duket se "ja kanë futur gjumit" se kanë menduar që tashmë kanë arritur gjithçka. Edhe në ndonjë rast që kanë ardhur për të luajtur me ekipin B, janë paraqitur shumë dobët. Mbase kanë ardhur me idenë që tek Vllaznia B do t'i luajnë të gjithë ndeshjet por me këtë mendje ata gabojnë. Duhet të reagojnë sepse përndryshe, nuk do të luajnë as tek ekipi i parë dhe as tek ekipi i dytë dhe në janar madje, mund të largohen krejt nga Vllaznia dhe në vend të tyre do vijnë lojtarë të tjerë".

© shkodrasport.com

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree