Faruk Kalleshi: Njerëzit e LSI janë për burg, po i mohojnë pensionin “Nderit të Kombit”

14 November 2017

LSI është një “murtajë”, një sëmundje e ligë e shoqërisë shqiptare. Ajo ka futur rrënjë të thella në institucionet e cdo rangu dhe i përdor ato për përfitime vetjake politike e financiare, duke dëmtuar rëndë interesat e vendit. Kudo ku drejtojnë njerzit e LSI ka korrupsion, ka vjedhje në përmasa të mëdha dhe natyrisht degradim të institucioneve. Përjashtim nuk bëjnë as institucionet e sportit, e një ndër to federata e peshëngritjes, që drejtohet nga njerëzit e Ilir Metës, njeriut që tani e kemi edhe President të Republikës. Peshëngritësi i madh shqiptar, një nga më të mirët e historisë së shtangës në Shqipëri, i quajtur edhe “Perandor i shtangës shqiptare”, Faruk Kalleshi, i vlerësuar vite më parë si “Nderi i Kombit”, ka hedhur një status të fortë në llogarinë e tij në facebook, ku ka lëshuar akuza të forta në adresë të drejtuesve të peshëngritjes dhe shigjetuar Ilir Metën, si të keqen dhe kokën orientuese të degradimit të peshëngritjes në Shqipëri.

Statusi i Faruk Kalleshit dhe apeli për drejtësi
“Këta që drejtojnë Federatën e Peshëngritjes vërtet janë militant të LSI, por kjo s’do të thotë që figura të mëdha të peshëngritjes të mos ftohen. Unë jam sekretari i veteranëve dhe nuk na ka ardhur asnjë ftesë. Janë emra të mëdhenj e me karrierë të madhe që nuk di si t’u jap përgjigje, nuk di c’tu them veteranëve. Unë sportistëve e trajnerëve u uroj suksese, por të jetë në event Presidenti dhe të harrohet peshëngritësi i shekullit që akoma s’është nderi i federatës por që gëzon urdhrin “Nderi i Kombit”, kjo s’ka ku të rrijë. Ata kanë lobuar që të mos më jepet pensioni i vecantë dhe unë përfitoj t’u bëj thirrje të gjitha strukturave shtetërore dhe i pyes: Si ka mundësi të më pengohet merita të cilën e kam fituar me shumë mund dhe djersë, ndërkohë që jam vlerësuar vazhdimisht në 10 sportistët e shekullit? Jam kandidaturë për librin “Guinness”, me 21 vite radhazi kampion, me 116 rekorde kombëtare, 16 vjet jetëgjatësi në anketat për sportistin më të mirë. Isha ai sportist që kam bërë garë zyrtare për të thyer rekordin botëror dhe nëse ka njeri që e meriton i pari medaljen ai jam unë. Unë kerkoj arsyen përse federata më sulmon. Unë s’kam poste në shtet, as në dogana, as në federatë. Përse kështu? Madje më kanë thënë “Kallesh, pema që ka kokrra gjuhet me gurë”, por deri kur unë duhet të pres? Kam dëshirë të bjerë në vsh të shtetit kjo histori. Shumë personalitete, kur ua kam treguar historinë, e kanë cilësuar SKANDAL. Zoti kryeministër në kontaktet e rralla më thotë “gjigand”, “legjendë” etj, por unë i bëj një pyetje: Po federata c’thotë? Për ne kanë vdekur, por e kanë gabim, mbase t’i shoh në burg për bëmat që kanë bërë, atëherë të shohim”.

© shkodrasport.com

Related items

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree