Grumbullohet kombëtarja e basketbollit. Daniel Lekndreaj i vetmi nga Vllaznia

14 November 2017

Që nga dita e djeshme është grumbulluar ekipi kombëtar i basketbollit të meshkujve. Ajo që bie në sy në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Antonios Doukas është grumbullimi i vetëm një basketbollisti nga ekipi i Vllaznisë. Bëhet fjalë për Daniel Lekndreajn. Sigurisht që ky sportist e meriton një grumbullim të tillë sepse po spikat me lojërat dhe performancën e tij por nuk duhej të ishte i vetmi në këtë grumbullim.

Nga ekipi shkodran mund të ishte dhe qendra Herion Faslija që po shfaq një formë të shkëlqyer kohët e fundit dhe madje ndaj Tiranës në ndeshjen e fundit shënoi 26 pikë. Mund të ishte dhe kapiteni Berdica që ka qenë edhe më parë pjesë e kombëtares e po ashtu edhe Gjon Ndoja e ndonjë tjetër. Nëse kemi pretendime për mosgrumbullimin e shkodranëve, ajo që bie në sy është grumbullimi i tre basketbollistëve nga ekipi i Kamzës, që është shumë më poshtë në renditje se Vllaznia. Gjithsesi, Daniel Lekndreaj pritet që të tregojë vlerat e veta në këtë grumbullim të rradhës. Një ftesë që vjen vetëm dy ditë përpara se ai të festojë 20 vjetorin e lindjes. Tek Vllaznia ai është shndërruar në një protagonist kryesor me lojërat e zhvilluara dhe jo vetëm kaq sepse ai ka rënë në sy edhe në grumbullimet dhe ndeshjet zyrtare që ka zhvilluar me ekipet kombëtare të moshave.

© shkodrasport.com

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree