Doçi: Selimaj apo Sherri? Njëri duhet të largohet nga skuadra

14 November 2017

Porta e Vllaznisë herëpashere ka shfaqur probleme dhe sakaq është bërë edhe objekt i merkatos. Edhe gjatë verës që lamë pas, erdhën për provë disa portierë por asnjëri prej tyre nuk qëndroi dhe porta në sezonin e ri iu besua dyshes Selimaj- Sherri. Më shumë ka luajtur i parë- 7 ndeshje, ndërkohë që i dyti ka qenë në fushë në 2 raste.

Një ish- futbollist i skuadrës shkodrane, Edmond Doçi, në një prononcim për gazetën "Shkodra Sport" do të shprehej kundër qëndrimit të të dy këtyre dy sportistëve në skuadër sepse sipas tij, njëri e pëson nga mosaktivizimi. "Mendimi im është se njëri nga dy portierët që ka sot Vllaznisë, duhet të largohet nga ajo. Kjo sepse si Selimaj ashtu edhe Sherri duhet të luajnë, por njërit i duhet të qëndrojë në stol dhe kjo nuk është e drejtë. Për Sherrin ka disa vite që flitet me superlativa dhe kur vjen puna, nuk i është dhënë ajo që i duhet dhënë. Ndërkohë Selimaj është i afirmuar dhe e meriton të luajë por jo të qëndrojë në pankinë. Marrë në tërësi, kjo çështje nuk shkon kështu. Portieri i dytë duhet të jetë një djalë i së ardhmes dhe asnjëri nga këta dy portierët aktualë nuk e meriton të qëndrojë në pankinë. Prandaj njëri duhet të lëvizë, pse jo që në janar"- është shprehur ish- mbrojtësi i majtë i Vllaznisë. 

© shkodrasport.com

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree