Kryebashkiaku i Lushnjës: Sekretari nuk dinte gjë për shtyrjen e ndeshjes me Vllaznisë

14 November 2017

Ndryshimi i kalendarit të ndeshjeve të Superiores në mesjavë, me shtyrjen e takimit mes Vllaznisë dhe Lushnjës, ka sjellë jo pak rrëmujë në futbollin  shqiptar. Shumë klube kanë shprehur pakënaqësi për situatën e krijuar dhe favorizimin ndaj skuadrave të ndryshme. Për të shtuar zërat e pakënaqësisë ka menduar vetë sekretari i Lushnjës, Irakli Zaka, i cili deklaroi se FSHF nuk kishte kërkuar mendimin e klubit për ta bërë një gjë të tillë.

“E kontestojmë vendimin se na penalizon. Vendimi është marrë nga FSHF pa na pyetur aspak ne”, tha ai. Këto fjalë u përgënjeshtruan nga FSHF, e cila i bëri të ditur drejtuesit të lushnjarëve se miratimin e kishte marrë nga “eprori” i tij, kryebashkiaku Fatos Tushe, i cili është njëkohësisht edhe president i klubit. “Vip Sport” ka kontaktuar me z. Tushe dhe ky i fundit ka konfirmuar se ka qenë ai që ka kontaktuar personalisht me FSHF-në për ndryshimin e datës së ndeshjes. “Kam dhënë ‘OK’ për shtyrjen e ndeshjes dhe sekretari nuk dinte gjë”, ishin fjalët e tij, duke konfirmuar kësisoj se Zaka nuk ishte në dijeni të vendimeve që ishin marrë për klubin, ndonëse ka detyrën që të merret direkt me çështje të tilla.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree