Atleti 15 vjeçar shkodran Heldi Valikaj ka zënë vendin e parë dhe ka marrë medalje ari në një turne ndërkombëtar të moshave që është zhvilluar ditën e sotme në Tivar të Malit të Zi. Bëhet fjalë për një turne ku marrin pjesë atletë nga gjashtë vendet që lagen nga deti Adriatik dhe pikërisht, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Bosnja, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Në stadiumin "Loro Boriçi" prej pak ditësh ka nisur shtrimi i tartanit. Procesi ka nisur dhe po ecën mirë. Firma që ka fituar tenderin për kryerjen e këtij procesi, është ndihmuar edhe nga koha e mirë që ka mbajtur gjatë këtyre ditëve dhe mendon që ta mbyll shpejt shtrimin e plotë të tartanit.

Në Kampionatin Botëror të Atletikës që zhvillohet pas dy javësh në Londër vendi ynë do të përfaqësohet vetëm me atleten Luiza Gega, pasi shkodrani Izmir Smajlaj ka ngritur “flamurin e bardhë”. Një dëmtim në këmbë ka detyruar shkodranin të tërhiqet nga gara, lajm që është konfirmuar nga vetë atleti, që ka kryer edhe një vizitë më të detajuar mjekësore në Itali.

Sporti shkodran humbet një tjetër kampion, Rasim Krajën. Atleti i shkëlqyer, kampioni dhe rekordmeni i garave të sprintit në vitet '60- '70, i ka dhënë lamtumirën familjes, shokëve dhe kolegëve të tij pikërisht në moshën 75 vjeçare. Natyrisht që ka lënë pas një karrierë shumë të suksesshme.

Titulli i nënkampionit të Ballkanit marrë së fundi në Pitesht të Rumanisë nga atleti shkodran Ergys Gjeçaj, ka gëzuar të gjithë stafin e ekipit tonë kombëtar. Në veçanti presidentin e Federatës Shqiptare të Atletikës. Duket se disiplina e tij e preferuar, ajo e kërcimit së gjati, po rezulton më e suksesshmja për Federatën që ai drejton me rezultatet e arritura.

Atletika shkodrane dhuron një tjetër rezultat të lartë në arenën ndërkombëtare. Këtë herë nuk është kampioni i Europës Izmir Smajlaj që ka shkëlqyer. Rradha ka qenë e një tjetër kërcyesi, pikërisht e Ergys Gjeçajt. Atleti i Vllaznisë është shpallur nënkampion Ballkani për të rinjtë. Ai ka kërcyer 7.54 metra dhe ka zënë vendin e dytë, ndërsa presidenti Gjergji Ruli e ka vlerësuar si një talent që po vjen.

Dëmtimi i pësuar nga kampioni i Europës Izmir Smajlaj në garat e kampionatit kombëtar që u zhvilluan javën e kaluar në Elbasan, për fatin e mirë nuk ka qenë i rëndë. Një tërheqje muskulare në pjesën e përparme të kofshës së djathtë, për momentin e ka lënë disa ditë pushim megjithatë atleti i mirënjohur nuk ka qëndruar krejt pasiv.

Dikush feston titullin e parë në historinë e tij, dikush tjetër priti titullin e 10-të kampion për të vënë yllin e parë në fanellë (është një shenjë treguese në sport kur një ekip fiton 10 herë titullin kampion të atij vendi). Në fakt ka patur edhe ekipe të tjera më Shkodër që e kanë vënë tashmë edhe yllin e dytë në fanellë siç është ekipi i boksit të Vllaznisë që një vit më parë festoi titullin e 20-të kampion. Në Shkodër është krijuar në fakt ideja dhe perceptimi se boksi nën drejtimin e të mirënjohurit Zef Gjoni, duhet të jetë sporti më i titulluar në klubin Vlaznia.

Atletët e Vllaznisë kanë arritur të kurorëzojnë me sukses një tjetër titull kampion. Ai që kanë fituar pasditen e sotme në Elbasan, ka qenë i nënti rradhazi për ta. Një sukses i merituar teksa nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim fitoren e tij dhe kjo shihet më së miri tek diferenca prej 40 pikësh me Tiranën e vendit të dytë. Në garat e sotme, ka triumfuar sërish Bajram Muça, këtë herë në 110 m/p ndërkohë që një tjetër titull kampion është fituar edhe në garën e kërcimit trehapësh.

Dita e parë e garave të kampionatit kombëtar të atletikës për të rritur, ka qenë e suksesshme për atletët e Vllaznisë. Në garat e zhvilluara pasditen e sotme në Elbasan, ato kanë arritur të zënë katër vende të parë. Kështu, në garën e 100 m, Bajram Muça ka zënë vendin e parë duke u shpallur kampion i Shqipërisë me kohën 10"97. Në garën e kërcimit së gjati, vetëm me një kërcim, Izmir Smajlaj ka kërcyer 7.98 m duke u shpallur edhe ai kampion.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree