TE FUNDIT

Qysh nga mbërritja e Nejmarit dhe Kilian Mbape gjatë meraktos verore, të gjithë endërrojën të luanë për Paris Sën Zhermenin. Janë të shumtë tashmë lojtarët që do të donin të ishin në formacionin galaktik të Unai Emeri. “I pyetur nga media TMW, agjenti i Elseid Hysat, mbrojtësit të djathtë të Napolit, ai ka hapur qartësist portën e “stallës pariziene”.

Mund të luajë për skuadra të mëdha. Të formatit Juventus, Real Madrid apo PSG.Bëhet fjalë për Elseid Hysajn.Të paktën kështu mendon menaxheri i mbrojtësit shqiptar, Mario Xhufredi për frekuncat e “TMë Radio”, radios së portalit të njohur sportiv italian.

Sulmuesi 19 vjeçar Rubin Hebaj pas dy golave që ka shënuar deri më tani në kampionatin slloven të futbollit me ekipin e tij Domzhale, e ka gjetur golin edhe në Kupën e këtij vendi. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ndaj ekipit NK Mura, ai ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë që në minutën e 14-të duke kaluar në avantazh Domzhalen.

Një tjetër Hysaj mund të bëhet pjesë e Serisë A. Pas Elseidit i cili tashmë është shndërruar në një lojtar kyç të formacionit të Napolit si dhe të kombëtares shqiptare, kushëriri i tij Alesio Hysaj është nën vëzhgim nga klubet e elitës së futbollit italian. Mesfushori 18-vjeçar po bën paraqitje mjaft të mira me skuadrën e Materës në Serinë C dhe ka tërhequr vëmendjen e vëzhguesve të disa klubeve të Serisë A.

Një nisje e shkëlqyer e karrierës së mesfushorit shkodran Uendi Vecaj me klubin e njohur të Dinamos së Zagrebit. Ndonëse e ka nisur nga ekipi i dytë i këtij klubi, që në miqësoren e parë me të, ka arritur të lërë gjurmë duke qenë protagonist jo vetëm me lojën e zhvilluar por edhe me një gol të shënuar.

Pas aventurave të kaluara në Letoni e Bullgari, sulmuesi shkodran Ndue Mujeci tashmë ka nisur një të re.Bëhet fjalë për një kontratë që ai ka firmosur me klubin nga Gjeorgjia, FC Saburtalo. Një zgjidhje disi e pakuptimtë por 24 vjeçari shkodran bashkë me menaxherin e tij, janë të kënaqur me zgjedhjen e bërë.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree