TE FUNDIT

Me Vllazninë në kampionatin e sivjetëm do të konkurrojë edhe boksieri shkodran Bekim Vjerdha. Pas një shkëputje të përkohshme nga ekipi shkodran ai tashmë është pjesë e tij sërish dhe po stërvitet me shumë dëshirë për të bërë më të mirën si në aspektin personal ashtu edhe në atë të mbështetjes së ekipit për arritjen e objektivit që ka për shpalljen kampion.

Dita e sotme përkon me 21 vjetorin e lindjes së boksierit të talentuar shkodran Arjon Kajoshi. Një nga sportistët më të mirë të Shqipërisë në fakt sot nuk ka patur shumë kohë të festojë me shokët apo dhe familjen e tij. Arsyeja është e thjeshtë: Ai është i grumbulluar me ekipin në prag të kampionatit kombëtar që do të zhvillohet javën e ardhshme në Shkodër.

Largimet e disa prej boksierëve titullarë kanë prishur jo pak planet e drejtuesve të ekipit të Vllaznisë në pretendimet e tyre për titullin kampion. Por ata kanë bërë lëvizjet e duhura në mënyrë që këto largime të mos ndikojnë në objektivin për shpalljen sërish kampion. Dhe lëvizja e parë që kanë bërë afrimi i një boksieri kampion. Bëhet fjalë për vlonjatin Krenar Zeneli, një sportist i cili ndonëse në një moshë të re, ka disa tituj kampionë të fituar.

Pak kohë më parë kemi shkruar në lidhje me largimin e boksierit shkodran Kristian Shytani drejt Amerikës duke braktisur edhe ekipin e boksit të Vllaznisë pikerisht pak kohë perpara kampionatit kombëtar. Por Shytani nuk është i vetmi largim. Përveç tij, një tjetër Kristian braktis këtë ekip por edhe Shkodrën dhe Shqiperise. Bëhet fjalë për Kristian Demën. Shumëherë kampioni I vendit ka vendosur që të shtegtojë sërish drejt Gjermanisë, vendit ku ka kaluar shumë vite në fëmijërinë e tij.

Boksierët e Vllaznisë janë në përgatitjet e fundit për kampionatin kombëtar që do të zhvillohet në fund të këtij muaji në Shkodër. Ndonëse nga ekipi ka patur disa largime sportistësh cilësorë, sërish objektivi nuk ndryshon: Vetëm titull kampion. Një gjë e tillë konfirmohet nga trajneri Zef Gjoni që në një prononcim për mediat do të shprehej:

Boksieri i talentuar lezhjan Jurgen Uldedaj ditën e djeshme ka festuar 20 vjetorin e lindjes dhe kjo ditë e veçantë është festuar nga familja e tij mes shumë miqsh e dashamirësish. Në një festë të tillë, Federata Shqiptare e Boksit ka menduar për t'i dhënë një vlerësim të veçantë atij dhe trajnerit që e stërvit aktualisht në Gjermani Dirk Dzemski.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree