TE FUNDIT

Mosmarrëveshjet në mes Bashkisë Shkodër, Sportklub Vllaznisë dhe Shoqatës së Basketbollit Vllaznia duket se kanë marrë fund. Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se duke nisur që prej të hënës së ardhshme, të gjitha ekipet e basketbollit do të kenë mundësi të rinisin stërvitjen në ambjentet e pallatit të sportit "Qazim Dervishi".

Problemi i basketbollistëve të Vllaznisë që ende nuk mund të stërviten në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" vazhdon ende. Mes drejtuesve të shoqatës dhe atyre të Bashkisë akoma nuk ka një marrëveshje të shkruar megjithatë brenda pak ditësh mësohet se ajo do të firmoset.

Një nga emrat më të njohur të basketbollit të femrave në Shkodër por edhe në Shqipëri, padyshim që është Xhuli Shestani. Ajo njihet nga të gjithë për klasin e lartë që ka shfaqur në vitet kur luante për ekipin e Vllaznisë por edhe kombëtaren shqiptare.

Federata Botërore e Basketbollit ka shpërndarë nëpër të gjithë anëtarët e saj ndryshimet e reja të rregullores, që më shumti duket se gjithçka është përshtatur me kampionatin amerikan të basketbollit. Tashmë këto ndryshime Federata Shqiptare e Basketbollit ia ka vënë në dispozicion dhe anëtarëve të saj e në mënyrë të veçantë dhe gjyqtarëve, sepse me këto ndryshime do të nisi dhe sezoni i ri në tetor.

Basketbollisti i Vllaznisë Daniel Lekndreaj është shndërruar në lojtarin kryesor të kombëtares shqiptare U-20 e cila është duke zhvilluar ndeshjet eliminatore të vlefshme për Kampionatin Europian të Basketbollit, Divizioni B. Ky turne po zhvillohet në Oradea të Rumanisë.Në ndeshjen ndaj Maqedonisë, ndonëse kjo e fundit ka fituar në kohën shtesë me rezultatin 62-54, Lekndreaj ka rënë në sy për lojën e zhvilluar por edhe për shënimin e pikëve.

Prej më tepër se një muaji, ekipet e basketbollit të SK Vllaznia, nuk lejohen të stërviten në ambjentet e pallatit të sportit "Qazim Dervishi" për shkak të urdhërit të dhënë nga drejtori i klubit Mark Kroqi. Arsyeja siç është bërë e ditur ka qenë statusi me të aktualisht funksionojnë këto ekipe që janë pjesë e shoqatës së basketbollit Vllaznia.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree