TE FUNDIT

Ndonëse temperaturat kanë qenë të larta për gjatë gjithë verës që lamë pas, çiklistët e Vllaznisë nën drejtimin e trajnerit Leonat Kola për asnjë moment nuk kanë qëndruar pushim. Fillimisht, përgatitjet janë zhvilluar për kampionatin ballkanik ndërsa së fundi, tashmë e gjithë vëmendja është përqendruar tek Rrethi Çiklistik që do të zhvillohet në fundin e muajit shtator. Federata Shqiptare e Çiklizmit ka vendosur të organizojë për herë të parë në histori një Rreth për juniorë dhe kadetë.

Është zhvilluar edicioni i dytë "Triathlon Labeat". Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë 50 garues nga Kosova, Mali i Zi, Tirana dhe Shkodra. Si♪ dihet, ky aktivitet përfshin një garë në tre lloje sportesh: atletikë, not dhe çiklizëm. Kanë ndihmuar në zhvillimin e tij Bashkia Shkodër, shoqata The Door, Malteser dhe kompania "B2".

Dita e sotme është e veçantë për ish-kampionin e madh të mundjes Rrok Bardeli. Ai feston 60 vjetorin e tij të lindjes dhe natyrisht që në një përvjetor të tillë nuk ka sesi t'i mungojnë urimet e shumta të shokëve, miqve dhe kolegëve të tij. 10 titujt kampion, fitoret e panumërta në tapet ndaj kundërshtarëve të ndryshëm, e kanë bërë atë të jetë i veçantë. E me këtë përvjetor, nuk na mbetet gjë tjetër veçse t'i urojmë edhe 100 vite të tjera të lumtura.

Pesë çiklistë të Vllaznisë që nga dita e djeshme I janë bashkuar ekipit kombëtar në grumbullimin që ai është duke zhvilluar në Korçë, në kuadrin e përgatitjeve për Kampionatin Ballkanik që do të zhvillohet këtë muaj në Rumani.

Temperaturat e larta të këtij fillim-gushti nuk i kanë penguar çiklistët e Vllaznisë të jenë çdo ditë në stërvitje. Arsyeja është e thjeshtë: Ata përgatiten për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik që do të zhvillohet në Rumani. Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve pranë tyre është gjendur edhe ish- çiklisti i Vllaznisë Festim Meti i cili jeton prej vitesh në Itali.

Sporti shkodran dhe ai shqiptar kanë humbur një tjetër emër të njohur. Atë të shahistit Çesk Jubani i cili është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 82 vjeçare. Një njeri i dashur për të gjithë dhe padyshim që mungesa e tij do të jetë e madhe tek familja, shokët, miqtë dhe kolegët e tij.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree