TE FUNDIT

Kalendari i kategorisë së parë nuk ka qenë aspak i favorshëm për "Vllazninë B". Pas ndeshjes së parë të luajtur në transfertën e Rrogozhinës të shtunën që shkoi, të njëjtën gjë asaj i duhet të bëjë edhe këtë fundjavë. Sërish do të luajë jashtë Shkodre, këtë herë ndaj Tërbunit. Takimi që do të luhet të shtunën në stadiumin "Ismail Xhemali" të Pukës konsiderohet i vështirë për djemtë që drejtohen nga trajneri Ervis Kraja sepse vendasit konsiderohen pretendentë në Grupin A.

E ka nisur në mënyrën e duhur kampionatin e ri Kastrioti i Krujës që këtë sezon siç dihet do të drejtohet nga trajneri shkodran Samuel Nikaj. Ndonëse ka luajtur në fushën e vështirë të Burrelit, krutanët kanë fituar 2-0. Pjesa e parë është shoqëruar me rivalitet por në të dytën gjërat kanë ndryshuar. Kastrioti në minutën e 79-të ka fituar një 11-metërshqë është kthyer në gol nga Kabiru.

Barazim në Lezhë në mes Besëlidhjes dhe Tërbunit. Këta të fundit kanë arritur të marrin një pikë shumë të vlefshme falë golit të shënuar nga mesfushori shkodran Stiv Shaba. Lezhjanët kanë kaluar të parët në avantazh që në minutën e 12-të me anë të Camara dhe këtë e kanë ruajtur deri në pjesën e dytë.

Skuadra e dytë e klubit shkodran, "Vllaznia B" e ka nisur me humbje kampionatin e kategorisë së parë në të cilin militon sivjet. Pasditen e sotme ajo është mundur 0-1 nga Egnatia në ndeshjen e luajtur në qytetin e Rrogozhinës. Ka mjaftuar një gabim në prapavijë i futbollistëve kuqeblu dhe lojtari veteran i vendasve Vangjel Mile ka shënuar të vetmin gol të ndeshjes që në minutën e 16-të.

Ditën e sotme është mbyllur gjithçka sa i takon federimit të ekipit "Vllaznia B" që do të marrë pjesë në kampionatin e kategorisë së parë në sezonin e ri. Klubi shkodran në orët e mbrëmjes ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do ta përbëjnë atë. Nga sa zbulohet, në këtë listë të trajnerit Ervis Kraja, bëjnë pjesë 25 futbollistë.

Ekipi i dytë i klubit Vllaznia, pikërisht ekipi "B" do të startojë nesër ecurinë e tij për herë të parë në kategorinë e parë të futbollit shqiptar. Ndeshja hapëse e kampionatit për kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Ervis Kraja do të jetë ajo që do të luajë në Rrogozhinë ndaj Egnatias vendase.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree