TE FUNDIT

Tek skuadra e Adës gjërat kanë ndryshuar në mënyrë krejt të papritur. Nga një ekip me shumë probleme, me afrime dhe largime trajnerësh, tashmë është shndërruar në një ekip i cili di të fitojë. Në dy ndeshjet e fundit, ajo ka mundur Partizanin B brenda në Tiranë me rezultatin 3-2, madje duke luajtur me 10 futbollistë, ndërkohë që ditën e djeshme ka fituar edhe me Luzin 1-0.

Pasditen e sotme janë zhvilluar ndeshjet e rradhës të kampionatit të kategorisë së dytë dhe Ada e Velipojës ka marrë një tjetër fitore. Këtë herë në fushën e saj ndaj Luzi 2008. Në fund të takimit është vulosur rezultati 1-0 për të. Njeriu që i dha trepikëshin ka qenë mbrojtësi i krahut të majtë Paris Çoçja.

Një fitore me shumë vlerë ka arritur skuadra e Adës në ndeshjen e rradhës për kampionat. Ka arritur të fitojë në kryeqytet me rezultatin 3-2 ndaj "Partizani B". Një fitore që mund të ketë çuditur jo pak të tjerët por jo futbollistët dhe stafin teknik të velipojakëve që kishin udhëtuar drejt kryeqytetit me objektivin e qartë për të mos u kthyer pa pikë.

Pankina e Adës nuk po gjen rehatinë e duhur këtë sezon. Largimi i Ersi Çakut nga pankina e Adës u shoqërua me emërimin e Etrit Nikës në këtë post por edhe ai nuk ka vazhduar gjatë. Madje, në ndeshjen e fundit me Klosin, mësohet se ky trajner nuk ka qenë në pankinë dhe skuadra është drejtuar nga drejtori teknik Kujtim Shaba.

Velipojakët prisnin të arrinin fitoren e tyre të tretë në kampionat por janë befasuar ndaj Klosit. Duke luajtur në fushën sportive "Adriatik", Ada është mundur nga miqtë me rezultatin 2-3. Ndoshta askujt nuk ia merrte mendja për një rezultat të tillë. Ka qenë ekipi i Klosit që ka shënuar dy herë brenda pjesës së parë dhe kjo krijoi një problem për vendasit megjithatë ata gjejnë forca dhe në minutat e fundit të pjesës së parë, arrijnë të ngushtojnë shifrat me anë të sulmuesit Galica. Kjo pjesë u mbyll në shifrat 1-2 për Klosin.

Tek skuadra e Adës ka ndryshime në pankinë. Trajneri që e drejtoi atë deri në javën e kaluar ka qenë Ersi Çaku. Por ky i fundit tashmë nuk e mban më një post të tillë. Arsyeja është se ai njëkohësisht drejton edhe një ekip moshash tek "AAS". Në këto kushte, nuk ka mundur dot të vazhdojë t'i bëjë të dyja punët njëkohësisht dhe ka vendosur të largohet.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree