TE FUNDIT

Një tjetër lajm i mirë për futbollistin 17 vjeçar shkodran Enes Isufi. Pas debutimit me fanellën e ekipit të parë të Vllaznisë, ai vazhdon të ngjisë shkallët e karrierës. Mbrojtësi shtatëlartë është grumbulluar sërish nga kombëtarja U-19 për ndeshjet eliminatore të Kampionatit Europian. Sipas njoftimit të ardhur, Isufi më datë 25 shtator duhet të jetë në hotel "Tropikal" në Durrës për t'u vënë në dispozicion të stafit teknik.

Nëse Vllaznia sot ka diçka që mund të krenohet, padyshim që ajo është Akademia e saj. Një element i cili ka padyshim shumë domethënie brenda. Fotoja e mësipërme i përket ekipit U-19 të Akademisë Vllaznia të sezonit 2013-2014. Nga 13 pjestarët që janë në këtë foto, 12 prej tyre sot luajnë futboll dhe drejtojnë.Vetëm njëri, Mirjon Shkëmbi, një mesfushor shumë i talentuar, nuk dihet pse nuk eci përpara. Gjithë të tjerët po jetojnë me futbollin.

Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur sot shortin e kampionateve të kategorisë Superiore për moshat U-19 dhe U-19. Përveç ekipeve të Vllaznisë, siç dihet sivjet do të marrin pjesë në mes ekipeve më të mira të moshave të Shqipërisë edhe dy ekipet e Albanian Ajax School (AAS). Ata e kanë fituar këtë të drejtë pas paraqitjes së shkëlqyer që kanë bërë sezonin e kaluar në kategorinë e parë.

Vllaznia e 19-vjeçarëve është gati për debutimin në Uefa Youth League, njëlloj si Champions League i të rinjve. Trajneri i skuadrës shkodrane Luan Zmijani ka folur sot para ndeshjes Vllaznia-Teuta, ku është shprehur se janë gati për këtë aventurë më 27 shtator.

Sezoni i ri futbollistik do të nisë ditën e nesërme dhe natyrisht që përveç futbollistëve dhe trajnerëve, janë duke u bërë gati për të startuar edhe arbitrat. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë përzgjedhjen e atyre që do të drejtojnë si kryesorë por edhe si anësorë në ndeshjet e këtij sezoni. Nga lista paraprake që ky institucion ka bërë, janë edhe dy arbitra shkodranë. Vetëm dy. Njëri është kryesor, Indrit Myrta ndërsa tjetri është anësor, Melis Dervishi. Natyrisht shumë pak për një qytet me tradita në futboll dhe po ashtu edhe në arbitrim.

Pas përvojave në skuadra të ndryshme, sëfundi tek Besëlidhja, Ideal Lekiqi nga dita e sotme ka nisur punë si trajner portierësh tek Akademia Vllaznia. Natyrisht që pasioni i tij për të stërvitur portierët e rinj tashmë do të fillojë të marrë jetë. Ai ka fituar përvojën e mjaftueshme për të qenë tashmë një model trajnimi për ta.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree